Lajmi i mirë/ Zvicra njeh pensionet e shqiptarëve, përfitojnë rreth 3000 qytetarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka ndarë lajmin e mirë për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se Parlamenti zviceran ka kaluar marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore me Shqipërinë, e cila u nënshkrua në Tiranë më 18 shkurt.

Rama thekson më tej se ka komunikuar edhe me homologen italiane, Giorgia Meloni, e cila gjithashtu i kishte premtuar se e njëjta marrëveshje do kalonte edhe në parlamentin italian.

Postimi i plotë:

LAJM I MIRË! Parlamenti zviceran miratoi me 129 vota pro marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore me Shqipërinë, e cila u firmos në Tiranë më 18 shkurt të këtij viti. Faleminderit Qeverisë Zvicerane, parlamentarëve zviceranë dhe padiskutim ekipeve teknike të përbashkëta, të cilat punuan pa u lodhur për këtë marrëveshje të shumëpritur për shqiptarët që punojnë e kontribuojnë në Zvicrën mike.

***Kryeministrja Giorgia Meloni më premtoi pardje në Tiranë, se shumë shpejt do të votohet në parlamentin italian edhe marrëveshja e shumëpritur me Italinë

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV