Arrestohet ish deputeti i Parlamentit Europian/ Ja akuzat që rëndojnë mbi të

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Katër persona, përfshirë një ish-deputet të Parlamentit Evropian, u arrestuan këtë të premte në Bruksel, si pjesë e një hetimi për dyshime për korrupsion brenda Parlamentit Evropian, shkruajnë mediat e huaja.

Vendi nga ku ishte dyshuar të kryhej korrupsioni, nuk përmendet nga prokuroria që ka kryer hetimet.  Sipas gazetës belge Le Soir, është Katari, zyrtarët e të cilit ishin përpjekur të korruptonin një socialist të zgjedhur italian, që ishte eurodeputet nga viti 2004 deri në vitin 2019.

Dyshohet se janë kryer akte të tjera korrupsioni dhe pastrimi parash nga një bandë e organizuar.

Sipas një njoftimi për shtyp të prokurorisë, hetimi synon ndër të tjera akte “korrupsioni” dhe “pastrimit të parave” në një bandë të organizuar. Identiteti i të arrestuarve nuk është bërë i ditur nga prokuroria federale, e cila ka juridiksion në Belgjikë për rastet e terrorizmit dhe krimit të organizuar. Përveç katër arrestimeve, policia ka sekuestruar rreth 600 mijë euro para cash, si dhe pajisje kompjuterike dhe celularë, përmbajtja e të cilave do të analizohet.

Të fundit

Partizani kampion pa lavdi, Tirana ndihet e vjedhur por hesht

Është mbyllur me shumë polemika Kapionati Shqiptar i elitës së futbollit, ku Partizani u shpall kampion, ndonëse me pikë...

Sot provimi i parë i Maturës Shtetërore, risitë e këtij viti

Sot, 1 qershor, zhvillohet provimi i parë i maturës shtetërore. Rreth 30 mijë maturantë në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen sot provimit të parë,...

Historiku/ 1 Qershori, dita kur fëmijët gëzojnë në të gjithë botën

Dita e Fëmijëve shënohet me 1 qershor në mbarë botën. Por cili është historiku prapa kësaj dite? Fëmijët e të gjitha moshave kërkojnë, që...

Tensionet në veri/ Tubime në Mal të Zi në mbështetje të serbëve në Kosovë

Në shenjë mbështetjeje për serbët në Kosovë, disa qindra qytetarë u mblodhën mbrëmjen e së mërkurës para një kishe në Podgoricë të Malit të...

Në gjithë Evropën, e djathta ekstreme po rritet, duket normale por është e frikshme

Austria, Franca, Gjermania, Suedia dhe tani Spanja – muri i zjarrit midis rrjedhës kryesore dhe të djathtës ekstreme po shkatërrohet Nga Owen Jones Normalizimi është procesi...

Lajme të tjera

Web TV