Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, ku është gjetur i pajetë një shtetas 61-vjeçar.
Trupi i tij është gjetur nga kalimtarët në godinën e një subjekti privat.
Sipas policisë dyshohet se 61-vjeçari është vetëvarur.
“Më datë 09.12.2022, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, në godinën e një subjekti privat, është gjetur nga kalimtarët, i pajetë, dyshohet i vetëvarur, shtetasi Sh. B., 61 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.