BE- ja sanksione të reja ndaj Iranit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkimi Europian pritet të miratojë sanksione të reja ndaj Iranit.

Diplomatët evropianë thanë se sanksionet pasojnë shtypjen e protestave në Iran nga autoritetet dhe furnizimin me dronë të Rusisë për t’u përdorur në konfliktin me Ukrainën.

Vendimi vjen pasi ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian u shprehën të tronditur për ekzekutimin e të burgosurit të dytë pjesëmarrës në protestat kundër qeverisë.

Majidreza Rahnavard u var publikisht në një vinç ndërtimi, si një paralajmërim për të tjerët. Ai u dënua për krimet gjatë protestave kombëtare që sfiduan teokracinë e Iranit.

Shefi i Politikës së Jashtme, Josep Borrel tha se ai kishte biseduar me ministrin e Jashtëm të Iranit lidhur me reagimin e Teheranit ndaj protestave dhe për ekzekutimin e fundit. Zoti Borell tha se “nuk kishte qenë një bisedë e lehtë”.

Para takimit të ministrave të Jashtëm në Bruksel, zoti Borell tha se ndaj Iranit do të miratohet një paketë shumë e ashpër sanksionesh.

“Ekzekutimi i dytë nga Irani. Bisedova me ministrin e jashtëm për këtë dhe i shpreha shqetësimin e Bashkimit Europian, që ne dënojmë këtë akt, si dhe e njoftova për saksionet, që do të miratohen sot, për arsye humanitare dhe për shkak të mbështetjes që po jep Irani për Rusinë. Irani këmbëngul se nuk i ka dërguar dronë Rusisë pas nisjes së luftës dhe se nuk planifikon t’i dërgojë raketa. Të shohim”, tha zoti Borrel.

Ministrja e jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock e cilësoi ekzekutimin si një përpjekje të dukshme për të frikësuar iranianët.

“Njerëzit po ekzekutohen jo se kanë kryer krime, por sepse po u japin zë në rrugë, bindjeve të tyre. Vetëm sepse ata duan të jetojnë në liri si ne. Priten ekzekutime të tjera, më shumë përpjekje për të frikësuar iranianët. Ne po e ndjekim situatën në Iran dhe duam ta bëjmë të qartë se ne jemi në krah të njerëzve të pafajshëm të Iranit. Sot kemi ndërmarrë një paketë të re sanksionesh, si një përgjigje ndaj këtyre krimeve të tmerrshme”, tha zonja Baerbock .

Lexo edhe :  Marrëdhënia BE-Turqi do të mbetet e vështirë

“Një person tjetër është ekzekutuar në Iran sepse ka protestuar. Nuk ka asnjë dyshim se do të zgjerojmë paketën e sanksioneve për ata që janë përgjegjës mbi reagimin e papranueshmë ndaj protestave në Iran. Po ashtu, edhe në vazhdim të shqetësimit për furnizimin me dronë të Rusisë, që po përdoren ndaj civilëve në Ukrainë”, tha Simon Coveney, ministër i Jashtëm Irlandës .

Irani është një nga vendet që kryen numrin më të lartë të ekzekutimeve. Ekzekutimi i të burgosurve bëhet kryesisht me varje.

Iran ekzekutoi të burgosurin e parë të arrestuar gjatë protestave, të enjten e kaluar.

Të fundit

Oferta e çmendur nga Arabia Saudite, Karim Benzema merr vendimin mbi të ardhmen

Pas 14-vitesh pjesë e Real Madrid, duket se aventurës së Karim Benzema me klubin e Los Blancos i ka...

Pushime “të kripura”/ Shtrenjtimit të çmimeve i shtohen rritja e pagave të fluturimeve

Këto pushime verore që po afrojnë do të jenë edhe më “të kripura” se vjet. Shtrenjtimit të ushqimeve, pijeve e kostove të transportit këtë...

VIDEO-“Romancë” në samitin e BE-së/ Rama “mbyt me puthje” Giorgia Melonin

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Moldavi, ku është mbledhur Komuniteti Politik Europian, bashkë me liderë të tjerë të Ballkanit Perëndimor dhe jo vetëm. Edhe...

Vetmia mbaroi! Këto shenja horoskopi do të gjejnë gjysmën tjetër në qershor

Vera erdhi, temperaturat po rriten, humori bëhet më i lehtë dhe nevoja për dashuri fillon të stimulohet shumë më tepër. Pra, qershori, muaji ku Afërdita...

1 Qershori/ Përurohet Akademia e parë e Çiklizmit, Veliaj: Dhuratë për fëmijët e Tiranës

Në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës u inaugurua sot Akademia e Çiklizmit, një hapësirë e standardizuar e stërvitjes dhe garave për të vegjlit....

Lajme të tjera

Web TV