Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka folur me tone të ashpra në Kuvend, ku ka sjellë ku ka sjellë çështjen e sulmit ndaj kryetarit të PD-së, Sali Berisha.
Boçi kritikoi kolegët për heshtjen ndaj këtij akti, ndërsa deklaroi se duhet të mbrohet dinjiteti i opozitës.
Kjo sepse sipas tij, goditja me grusht nuk ishte vetëm ndaj Berishës, por edhe ndaj opozitës dhe qytetarëve.
“Akti më pervers, është goditur kryetari i opozitës dhe jo vetëm kryetari i opozitës, ëhstë goditur një deputet.
Ky parlament bën sot sikur nuk ka ndodhur asgjë, ky parlament hesht.
Kemi arritur deri në atë pikë sa goditet kryetari i opozitës. Sot nuk flitet as me fjalë të bukura se duhet të mbrohet dinjiteti i opozitës. Se nuk është goditur Sali berisha, por është goditur opozita dhe janë goditur qytetarët.
Kryeministri nuk duhet të ikte nga kjo sallë, ai duhet të vijë këtu të japë llogari”, theksoi ai.