Tensionet në Kosovë/ Karamuço ngre alarmin: Në çdo moment mund të shkelet një buton

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço ka folur për tensionet dh esulmet në veri të Kosovës.

Karamuço ka deklaruar se Kosova është pika më e nxehtë e Ballkanit, ndërsa thekson se ka dhe prezencë ruse në Kosovë.

I ftuar në emisionin e gazetares Eni Vasili, Karamuço ka ngritur alarmin duke thënë se janë 48 reparte ushtarake serbe në veri të Kosovës që janë vizituar nga ambasadori rus në Beograd.

“Jam dakord se flitet nga KFOR-i se janë mbi 500 veta që janë të aspekteve terroriste të rritjes së panikut në gjithë territorin. Ata nuk hedhin eksplozive por bomba shokuese, për të përhapur panik. Këta nuk janë serbë të komunave në Kosovë, por janë nga Serbia dhe Bosnja, përveç kësaj janë të varur dhe nga Rusia. Ka fotografi me veshje ruse në veri të Kosovës. Janë 48 reparte ushtarake serbe në veri të Kosovës që janë vizituar nga ambasadori rus në Beograd. Kanë ardhur operatorë të Ëagnerit për t’i mësuar si të përdorin këto armë”, tha Karamuço.

Më tej shton se kanë ardhur operatorë të Ëagnerit për t’i mësuar si të përdorin këto armë.

Karamuço nënvizon se rreziku është eminent dhe se në çdo moment, mund të shkelet një buton. Sipas tij bota e re ruse që ka një plan, ka 150 mijë rusë në Serbi.

“Do mbrojmë kufijtë thotë Vuçiçi, po nga kush. Në ekuilibrin e forcave kemi rreth 9000 forca policie, rreth 10 mijë në ushtri, kemi prezencë ushtarake rreth 4000 nga KFOR-i. Përveç kësaj buxheti i tyre është disproporcional, është shumë më i lartë në Serbi. Është buxheti më i madh në gjithë Ballkanin, është armatim kinez dhe rus, nuk janë vende të NATO-s. Rreziku është eminent, në çdo moment, mund të shkelet një buton. Është më e gjerë se Serbia, dhe Kosova, është përfshirë Rusia. Është bota e re ruse që ka një plan, ka 150 mijë rusë në Serbi. Klubi i ri Ëagner në serbi duhet të bindë këta rusë që duhet të jenë pjesë e tyre, pse jo edhe për tu rekrutuar në radhët e tyre. Kosova është pika më e nxehtë në gjithë Ballkanin”, ka deklaruar Karamuço.

Të fundit

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Rritet numri i pensionistëve më 2023, por jo përfitimet!

Rritja e numrit të pensioneve të pleqërisë u përshpejtua në vitin 2023, me ritmet më të larta të gjashtë viteve të fundit. Sipas të dhënave...

Lajme të tjera

Web TV