Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, rritet nafta dhe benzina

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një litër naftë do të tregtohet me 6 lekë më shumë referuar vendimit të fundit të Bordit Transparencës.

Nafta do të tregtohet me 202 lekë, benzina me 178 lekë nga 175 lekë nga vendimi i mëparshëm. Po ashtu edhe gazi ka pësuar rritje, duke shkuar në 71 lekë për litër.

Sipas Bordit referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 13.12.2022, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 713, +36 nga data 08.12.2022, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 868, +71 nga data 08.12.2022, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH 109.88 ( – 1.56 nga dt 8).

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 202 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 190 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 178 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 166 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 109 lekë/litër.

Çmimet hyjnë sot në fuqi, në orën 18:00./MONITOR

Të fundit

Lehtësohen procedurat e lejeve për objektet bujqësore e të banimit në fshat

Janë publikuar në fletoren zyrtare ndryshimet e vendimit të Këshillit të Ministrave 283/2015, të cilat lidhen drejtpërdrejt me rregullat...

Konkurrenca mbyll hetimin për tregun e shërbimit taksi në aeroportin e Rinasit

Autoriteti i Konkurrencës (AK) ka mbyllur procedurën e hetimit të thelluar ndaj ndërmarrjes Tirana International Airport dhe Auto Holiday Albania në tregun e shërbimit...

Thirrja e Salianjit për demokratët: Ejani në PD

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka drejtuar një apel për të gjithë demokratët në Partinë Demokratike. Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, i cili njohu si...

Punën në shtet e duan më shumë gratë, 61% e aplikimeve

Gratë mbeten më të interesuara për të punuar në administratë. Të dhënat zyrtare të Departamentit të Administratës Publike tregojnë se 61% e aplikimeve u plotësuan...

Biden dhe Zelensky firmosin marrëveshjen e sigurisë 10-vjeçare

Joe Biden dhe Volodymyr Zelenskyy kanë nënshkruar një marrëveshje dypalëshe sigurie 10-vjeçare që synon të ofrojë mbështetje për Kievin ndërsa mbrohet nga agresioni rus. Marrëveshja...

Lajme të tjera

Web TV