Avokati Hazizaj “zbërthen” situatën për kreun e SPAK: Kryeministri dhe SHBA janë në alert

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në emisionin ‘Frontline’, mbrëmjen e sotme u diksutua në lidhje me SPAK dhe zgjedhjen e drejtuesit të ri.

I ftuar në studio, avokati Sokol Hazizaj, ka deklaruar se në zgjedhjen e kreut të ri do të ketë presion politik, ndërsa shtoi se kryeministri Rama ka kuptuar tani që mund të vijë koha që ai apo njerëz pranë tij të bëhen subjekt hetimi në SPAK.

“Do ketë goxha presion politik, të konkurrosh për drejtues të SPAK, fakti që është sjellë në qendër të opinionit, merr rëndësi të veçantë dhe është menaxhim shumë i vështirë se mundtë ndodhesh para letrave ku nuk sheh emrat ndaj të cilit do firmosësh.

Duhet të maten mirë për të konkurruar, për shkak se struktura duhet të jetë favorizuese në raport me të drejtën.

Kushdo prej prokurorëve të SPAK mund të konkurronte për drejtues, sepse mënyra se si janë zgjedhur dhe si kanë zgjedhur veten e janë servirur para këtij organizim, kanë humbur diçka nga vetja.

Si prokurorë, këta të tre, shihni veprimet hetimore të tyre, lënë për të dëshiruar.

Deri tani nuk kanë luajtur asnjë rol, janë marrë me atë që ka dhënë kryeministri.

Një drejtues duhet të jetë largpamës, i emancipuar në aspektin kulturor, të menaxhojë burimet për të dhënë goditjen atje ku duhet.

Nëse asnjë prej tyre nuk kompaktëson frymën brenda grupit në të drejtën dhe goditjen, SPAK do jetë në të njëjtin nivel si tani”, tha ai.

Ai foli edhe në lidhje me ndërhyrjen në proces të kryeministrit Edi Rama dhe deklaratat nga Ambasada Amerikane në Tiranë.

“Rama ka interesa tek SPAK. Një kryeministër s’ka pse e lexon ligjin por vjen një moment që e lexon dhe që kupton se mund të rrezikohet. Kur u thonë servilave të tij mos e gënjeni më dhe i thoni që ky ligj nuk është bërë për policat, por për kryeministrat.

Lexo edhe :  Hetimet e SPAK, Meta paralajmëron largimin e Monika Kryemadhit nga partia?

Ligji me frymën e tij me përmbajtjen e tij, ndalon çdo ndërhyrje të jashtme apo brendshme. Se çka dashur të thotë ligjvënësi në atë kohë, hajde e gjejmë, por formatuesit që nuk janë shqiptarë e kanë ditur që mund te këtë ndërhyrje nga jashtë dhe brenda. Deklarimi i Ramës dhe ambasadës amerikane më duken të tepërta.

Kushdo qoftë drejtues i SPAK është në monitorim financiar të qeverisë dhe analitik të SHBA.

Sot kryeministri ka kuptuar që SPAK mund të jetë rrezik edhe për të, mund të jetë në shoshën e saj nesër, ose njerëzit pranë tij, ndërsa SHBA kuptoi që çelësin financiar të SPAK e ka qeveria.

Rama dhe SHBA janë në alert për gabimet që kanë bërë me ligjin. Kanë harruar qëllimin dhe objektin e kësaj strukture.

Nëse SPAK funksionon siç funksionon deri tani, do ngelet në nivelet e një prokurorie të zakonshme, institucion zhargon.

Sfida e reformës në Drejtësi nuk ishte as Kushtetuesja, as Apeli, ishte SPAK, Gjithëe ngrehina e Reformës Në Drejtësi ishte për të futur konstitucionalisht këtë strukturë”, u shpreh avokati.

Të fundit

6 përfitime të pabesueshme të magnezit që jo të gjithë i dinë

Me siguri që ju dini disa nga përfitimet e magnezit, një prej aleatëve kryesorë të mirëqenies tonë, por ka...

SHBA, 97 milionë dollarë për Shqipërinë/ Shtyhet afati i marrëveshjes për…

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të financojnë Shqipërinë me një fond prej 97 milionë dollarësh deri në vitin 2030. Marrëveshja ka në fokus...

Çështja Beleri, zbardhen pjesë nga vendimi i gjykatës

Në dosjen e GJKKO, thuhet se Fredi Beleri ka hapur një grup WhatsApp, ku kërkon që ta ndihmojnë për të fituar zgjedhjet. Në dosje personat...

Eksperimenti interesant në qytetet shqiptare, çfarë zbuloi Banka Botërore

Banka Botërore ka kryer nje eksperiment shume interesant ne qytetet shqiptare. Vullnetarët e saj vendosën sensorë të temperaturës dhe lagështisë në automjete dhe udhëtuan nëpër...

Rreth 150,000 njerëz do të mirëpresin flakën olimpike në Marsejë

Më 8 maj, rreth 150 mijë njerëz pritet të mirëpresin flakën olimpike, e cila do të mbërrijë në Belem nga Greqia me një lundrim...

Lajme të tjera

Web TV