Kryeqytetasit morën fitoren minimale 2-1 ndaj Kukësit, në një ndeshje që u dominua në pjesën më të madhe nga vendasit.
Ishte Bitri ai i cili zhbllokoi sfidën duke realizuar në minutën e 25’, ndërsa në minutën e 30’ Skuka dyfishoi rezultatin për Partizanin.
Në pjesën e dytë verilindorët tentuan të reagonin me Basa-n që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 69’, por nuk mundën që të dilnin me një pikë nga kjo përballje.
Pas raundit të 14-të Partizani kryeson me 26 pikë, një më shumë se Tirana e vendit të dytë, por me “bardheblutë” që kanë zhvilluar një ndeshje më pak, ndërsa Kukësi qëndron në vend të tetë me 12 pikë.