Nesër zgjedhjet për SPAK, vijojnë “ndërhyrjet” Rama-Kim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në ditët e fundit ambasadorja Yuri Kim nuk heq dorë nga ndjekja e procesit të zhgjedhjes së kreut të SPAK-ut. Ajo ka dalë sërish dje ku ka kërkuar nga politika të mbajnë duart larg nga procesi. Po ashtu Rama tha se është dakord me ambasadoren, por as ajo nuk duhet të ndërhyjë. Gjithçka në duart e KLP-së që ndodhen mes trysnisë së madhe.

Marrëdhënia e ambasadores Yuri Kim duket sikur është tendosur me kryeministrin Edi Rama, ndonëse ky i fundit dje është shprehur se janë vetëm “theshetheme katundi”. Ambasadorja amerikane Yuri Kim, shprehu sërish shqetësim ndaj procesit të përzgjedhjes së kreut të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Ditën e premte Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet të zgjedhë kreut të ri të SPAK dhe ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim përsëriti thirrjen që procesi të mos ndikohet nga ata që kanë interes për të manipulojnë hetimet. Në një postim të gjatë në Tëitter, ambasadorja Kim theksoi se “procesi i përzgjedhjes nuk duhet të ndikohet nga ata që kanë interes të kufizojnë ose manipulojnë hetimet”, duke vënë në dukje më tej thelbi i Reformës në Drejtësi, ka të bëjë me faktin se “drejtësia duhet të jetë e verbër ndaj pushtetit, prokurorët e gjyqtarët duhet t’i trajtojnë të gjithë si të barabartë para ligjit, institucionet duhet të jenë të pavarura. Jemi takuar me çdo anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) për të nënvizuar rëndësinë e zgjedhjes së një kreu të ri të SPAK, i cili do të intensifikojë luftën kundër korrupsionit pa frikë apo favore. Procesi i përzgjedhjes nuk duhet të ndikohet nga ata që kanë interes të kufizojnë ose manipulojnë hetimet. Ky është thelbi i reformës në drejtësi: drejtësia duhet të jetë e verbër ndaj pushtetit, prokurorët e gjyqtarët duhet të jenë të gjithë të barabartë përpara ligjit, institucionet duhet të jenë të pavarura”, deklaroi Kim. Ambasadorja amerikane, e cila dy ditë më parë deklaroi se do të qëndrojë në Shqipëri përtej mandatit të saj trevjeçar dha garancinë e SHBA-ve për mbarëvajtjen e reformës. “SHBA do të qëndrojë gjithmonë me popullin e Shqipërisë dhe do të vazhdojnë të mbështesin me vendosmëri zbatimin e reformës në drejtësi. Ne do të monitorojmë nga afër procesin e përzgjedhjes së SPAK-ut për të siguruar që reforma në drejtësi të ecë përpara”, theksoi ajo.

Reagimi i Ramës

Pak më pas, për të njejtën çështje u prononcua po në Tëitter, kryeministri Edi Rama. Si për të shuar dyshimet se postimi i tij nuk është një replikë ndaj ambasadores, ai që në krye shkruan se është “plotësisht dakort me Tëitterin e ambasadës amerikane”. Por ndërsa vë në pah se kreun e SPAK e zgjedh vetëm “Këshilli i Lartë i Prokurorisë që varet vetëm nga anëtarët e vet” dhe askush tjetër, përfshirë dhe qeverinë, bie në sy fakti mënyra se si e veçon përfaqësinë amerikane në këtë listë kur shkruan “ambasada jo e jo”. “Jam plotësisht dakord me ambasadën amerikane dhe boll me thashethemet e katundit politik e mediatik!Kreun e SPAK s’e zgjedh as qeveria, as foltorja, vulorja, fallxhorja, as ambasada jo e jo, po një institucion i quajtur Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që varet vetëm nga anëtarët e vet! Prandaj anëtarët e KLP të mos dëgjojnë askënd përveç kandidatëve, të mos lexojnë asgjë përveç biografisë profesionale të kandidatëve, të mos influencohen nga askush përveçse nga profili e perfomanca e kandidatëve! Ata japin llogari vetëm para pasqyrës së tyre dhe askujt tjetër”, tha Rama. Duket se ambasada amerikane ka marrë sinjale të qarta për përpjekje për të ndërhyrë në procesin e përzgjedhjes së drejtuesit të ri të Prokurorisë së Posaçme, ndryshe nuk shpjegohet këmbëngulja publike dhe e vazhdueshme ndaj kësaj çështje. Fillimisht ambasadorja Kim e ngriti shqetësimin sapo KLP miratoi tre kandidatët Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili. Më 16 dhjetor këshilli i Lartë i Prokurorisë do të dëgjojë e më pas përzgjedhë pasuesin e Arben Krajës.

Lexo edhe :  Bardhi “lider” i Rithemelimit, mënjanohet Noka dhe Boçi

Kush janë tre kandidatët për kreun e SPAK?

Kreu i ri i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të zgjidhet mes tre prokurorëve, Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili. Xholi, Dumani dhe Kondili do të jenë në garë me njëri-tjetrin për një mandat tre vjeçar në SPAK, teksa finalizimi i kreut të ri do të bëhet me votat e 11 anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë në datën 19 dhjetor, ditë që përfundon edhe mandati i kreut aktual, Arben Kraja. Altin Dumani dhe Edvin Kondili hyjnë në këtë garë për herë të dytë, pasi tre vite më parë ishin konkurrentët kryesor të Arben Krajës, por që nuk ia dolën. Nga ana tjetër Adnan Xholi, me eksperiencën e drejtuesit në ish-Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për herë të parë synon kreun e SPAK. Gjithçka do të jetë në dorë të KLP, e cila ka kohë për të shqyrtuar kandidaturat, për të dëgjuar platformat e tyre dhe në fund të kryej një votim për kandidatët. Kreu i ri i SPAK zgjidhet në një moment kur jo vetëm ndërkombëtarët por edhe publiku kërkon rezultate, arrestime të zyrtarëve të lartë të implikuar në korrupsion dhe anëtarë të bandave të krimit të organizuar. Por cili prej tre kandidatëve në garë ka shansin të zgjidhet kreu i ri i SPAK? Një ndarje korrekte do të ishte triumfi me 6 vota nga 11 në total të anëtarëve të SPAK, siç Arben Kraja mundi të fitonte në 2019-ën. Por në kushtet e tre kandidatëve në garë ky kombinim nuk është i lehtë, edhe pse jo i pamundur. Tre kandidatët tashmë duhet të shtrijnë influencën e tyre tek KLP, teksa u duhet të bindin anëtarët e kësaj të fundit për vota. Cilat janë kompetencat e kreu të SPAK? Kreu u SPAK është më shumë një administrator i institucionit dhe nuk ka asgjë në dorë të ndikojë mbi dosjet. Ai nuk mund t’i japë udhëzime një prokurori për hetimet. Kjo është e ndaluar me ligj. Por, kreu i SPAK-ut u cakton çështjet prokurorëve të posaçëm bazuar në specializimin e tyre, koordinon punën e agjencitë dhe institucionet e tjera, paraqet buxhetin për SPAK-un dhe Byronë e Hetimit në Kuvend, paraqet në KLP raportin vjetor të punës së SPAK-ut, thërret në mbledhje prokurorët e posaçëm, nxjerrë vetëm udhëzime të përgjithshme pa ndërhyrë në hetime për SPAK-un dhe Byronë e Hetimit si dhe miraton rregulloret e firmosura nga drejtori i Byrosë së Hetimit.

Të fundit

“Eglën e njoh shumë mirë…”/Hygerta Sako zbulon detaje për banoren jashtë shtëpisë së BBV

ot e ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë gazetarja Hygerta Sako, për të bërë një analizë të...

Aktiviteti elektoral i presidentit Biden me ish-presidentët Obama e Clinton,shënon rekord

Shuma e dhurimeve është një demonstrim i mbështetjes së demokratëve për presidentin Biden në një periudhë kur anketimet vazhdojnë të tregojnë nivele të ulëta...

Ngacmimet nga interneti/ Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është qyteti i dytë pas Tiranës që ka raportimet më...

“Plas lufta” në burgjet e Ekuadorit/ Shkaktohen trazira, qindra të vrarë në pak kohë

Ky lajm u njoftua nga qeveria, ku zëvendësministri i sigurisë Lyonel Calderon tha se numri ishte i përkohshëm, pasi do të bëjnë një shqyrtimi...

VIDEO/ Çmenduria në Tiranë, hyn kundravajtje, dhunon shoferin tjetër që s’i hapte rrugën

TIRANË – Një sherr ka ndodhur ditën e djeshme në në rrugën “Teodor Keko” në lagjen Astir, ku një shofer i cili kishte hyrë kundravajtje,...

Lajme të tjera

Web TV