Rama-Kim/ Sot është sprova se kush do e “kontrollojë” SPAK-un

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim kanë dhenë dje mesazhet në distancë, pas përplasjes në lidhje me zgjedhjen e drejtuesit të SPAK. Çfarë pritet të ndodhë dhe kush nga tre kandidatët është më i favorizuari.

Në një përqafim shumë dashamirës dhe jashtë protokollit diplomatik, kryeministri Edi Rama dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim u duk sikur mbrëmjen e së mërkurës i vendosën “kapak” përplasjeve të fundit, por megjithatë sot është sprova e madhe. Gjithçka lidhet me zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, ku ka ndëryrje nga të gjithë anët, duke vendosur nën një trysni të madhe 11 anëtarët e KLP-së (Këshillit të Lartë të Prokurorisë), që do të përzgjedhin një nga tre kandidatët që janë Altin Dumani, Adnan Xholi dhe Edvin Kondili. Ambasadorja ka pohuar se është takuar me të gjithë anëtarët e KLP-së, duke u kërkuar që të jenë të paanshëm, të përzgjedhin mbi bazën e meritave të kandidatëve dhe të mos ndikohen nga politika. Deklaratë që në një lloj menyre, thjesht duke u kërkuar “mosndikim”, është një lloj ndikimi që u bëhet anëtarëve të KLP-së, të cilët me radhë njëri pas tjetrit takuan ambasadoren, paçka se aty nuk u diskutua asgjë diplomatike… Nga ana tjetër ka ardhur reagimi i Ramës i cili komenton se as qeveria dhe “ambasada jo, e jo” nuk kanë të drejtë të ndërhyjnë në këtë proces, por gjithçka duhet lënë në duart e KLP-së. Këta dy deklarata të forta dhe të kundërta mes Ramës dhe Kim aluduan për përplasje, shtuar këtu edhe nxitimin e Ministrisë së Jashtme se” procedurat për largimin e ambasadores Yuri Kim pas përfundimit të mandatit kanë nisur”. Mirëpo një video e publikuar ditën e djeshme që tregon Ramën teksa takohet përzemërsisht me ambasadoren u komentua nga pjesa tjetër se po “gjendet gjuha e përbashkët”. Ndoshta për t’i papraprirë çdo insinuate, ambasada shpërndau një komunikatë zyrtare për mediat. “Shpresoj të bindeni edhe më shumë se lidhja mes vendeve tona është e veçantë, e fortë dhe do të zgjasë. Është një lidhje që kapërcen çdo qeveri, udhëheqës apo person. Është një lidhje mes dy popujve me besimin e përbashkët në liri, demokraci, prosperitet dhe drejtësi. Është një lidhje që nuk mund të thyhet.” – thotë ambasadorja Kim.

Sot prova e madhe

Deri më tani duket se dy kandidatë janë në “pole të kundërta” që kanë krijuar përplasjen edhe të të “mëdhenjve”, (qeverisë dhe ambasadës). Altin Dumani konsiderohet si një i preferuar nga ambasada, ndërsa edhe pse jo në mënyrë të drejtëpërdrejtë Edvin Kondili cilësohet si “personi i duhur” nga ana e qeverisë. I vetmi që po rri më i mënjanuar është prokurori tjetër me karrierë të gjatë Adnan Xholi. Deri në “minutën e fundit” gjithçka mund të ndryshojë brenda KLP-së me 11 anëtarë, ku duhet që minimalisht kandidati fitues të marrë votat e gjashtë anëtarëve. Po kush i ka këta vota? Kjo është mëdyshja e madhe. Altin Dumani ishte i preferuari i ndërkombëtarëve që pas kalimit të vettingut nga ana e tij dhe më pas konkurimit si prokurorr i SPAK, gjithashtu ishte kandidat kryesor për të marrë kreun e SPAK para tre viteve, por në fund fitoi Arben Kraja, deri në ata momente jo shumë i kuotuar. Ndërsa Edvin Kondili në atë periudhë mori vetëm dy vota. Çfarë ka ndryshuar që para tre viteve? Së pari disa nga anëtarët e KLP-së janë larguar për shkak të përfundimit të mandatit ose për shkak të moskalimit të vettingut. Flitej në muajt e fundit që Dumani ishte favorit sepse në tre vitet si prokuror i SPAK ka hetuar dhe dërguar për gjykim dosje të rënda me personazhe dikur të paprekshëm të krimit të organizuar. Për këto arsye konsiderohej gati i sigurt si pasues i Arben Krajës, por javët e fundit shumëçka u përbys, duke dalë në skenë Kondili, që po në korridoret e drejtësisë apo politikës cilësohet si më i pranueshëm nga ana e politikës në pushtet. Nga kjo betejë mes dy të preferuarve të ambasadës dhe qeverisë, mund të përfitojë i treti, pikërisht Adnan Xholi që për momentin nuk ka ndonjë lobim nga pas, por sërish mbetet prokuror me karrierë të gjatë, duke nisur nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda. Për të mos i “mbetur hatri” asnjërës palë, KLP mund të shkojë drejt Xholit, që gjithsesi është mjaftueshëm i ditur për të kuptuar se duhet mbajtur “mirë më të gjithë”. Një taktikë e ndjekur nga Arben Kraja i cili në tre vite drejtim të SPAK nuk bëri “armiq” nga asnjëra palë politike, ndonëse dosjet e korrupsionit, apo tragjedia e Gërdecit dhe 21 janari me katër qytetarë të vrarë ulërasin prej shumë kohësh.

Lexo edhe :  Inteligjenca artificiale do kryejë tenderat publikë/ Rama: Neutralizojmë burime të mëdha

SPAK-u nën “akuzë”

Kur u krijua SPAK (Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar), pritshmëritë për të dhënë drejtësinë e munguar në këtë vend ishin mjaft të mëdha. Ligjërisht kjo strukturë që doli nga drejtësia e re ka të drejtë të hetojë që nga kreu i shtetit, kryeministrin, ish-kryeministrat, ministrat, kryetarët e bashkive apo drejtorët e drejtorive. Pavarësisht gamës së gjerë dhe publikimit të shumë skandaleve dhe ngjarjeve të rënda nga qeveria aktuale dhe qeveria e kaluar e drejtuar nga Berisha, SPAK mbajti një profil shumë të ulët. Të vetmit “personazhe të rëndësishme” që janë në qeli mbesin ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, deputeti Alqi Bllako dhe ish-kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe. Të gjithë bashkë nuk bëjnë as sa gishtat e njërës dorë dhe për më shumë nuk konsiderohen si persona me peshë të madhe. SPAK u krijua pikërisht për të hetuar zyrtarët dh eish-zyrtarët e lartë të vendit sidomos për çështjet korruptive të cilat në çdo raport ndërkombëtar, përfshi edhe Departamentin Amerikan të Shtetit prej më shumë se dhjetë vitesh nuk ndryshon fjalia se: “Në Shqipëri korrupsioni është i shtrirë në çdo nivel qeverisës dhe në sistemin e drejtësisë. Pandëshkueshmëria mbetet fenomen shqetësues”. Për ngritjen e sistemit të ri të drejtësisë rolin kryesor e kishte SHBA dhe BE të cilët investuan në vlera të mëdha monetare dhe burime njerëzore, për ti dhënë fund padrejtësisë në vend dhe veçanrisht përfshirjes së politikanëve në afera të ndryshme dhe ngjarje të rënda që janë mbyllur me jetë të humbura. Tashmë tre vite pas krijimit të SPAK qytetarët por edhe vetë SHBA duket se e ka humbur besimin pasi rezultatet nuk janë ato që priteshin dhe po kërkohen me ngulm. Një nga strukturat kyçe mbetet SPAK, po kush do ta drejtojë? E panjohura zbulohet sot ngaku do të kuptohet edhe se kush po “tërheq” fijet e drejtësisë apo do të lihet “barazim”, për të shkuar në një “drejtues konsensual”.

Të fundit

Tridhjetë vjet nga Masakra e Peshkëpisë në Gjirokastër

“Pas vdekjes së Skëndrebeut Himara, atëherë Himara përfshinte gjithë Labërinë, që nga Rradhima, Lekli, Nivica e Bubari”. ...... “Himara...

Tmerri i një lufte tek “Asgjë e re nga fronti i perëndimit”

Nga Leonard Veizi Mizoritë e një lufte nuk mund të përshkruheshin më mirë se nga dora e një mendje brilante që ishte instaluar brenda qenies...

Euro bie në rekord historik/ Kursi i këmbimit, 16 prill 2024

Sot, më 16 prill 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 94.4 lekë dhe shitet 95.4 lekë. Euro sot blihet me 100.3 lekë, ndërsa...

16 prill 1521/ Martin Luter nuk pendohet, mban fjalim në kuvendin e Vormit

Më 16 prill të vitit 1521, Martin Luter arrin në kuvendin e Vormit, ku klerikët shpresonin që ai të pendohej për mosbindjen ndaj kishës....

Një vaksinë orale mbron nga infeksionet e përsëritura të urinës për vite me radhë

Një spray që duhet aplikuar nën gjuhë redukton shfaqjen e infeksioneve urinare dhe mund të zvogëlojë përdorimin e antibiotikëve, të cilët nuk janë gjithmonë...

Lajme të tjera

Web TV