“Gjatë fëmijërisë…”/ Rrëfimi i rrallë i Isli Islamit: Babai ushtronte dhunë ndaj nënës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Moderatori i dashur për publikun, Isli Islami, ka bërë një rrëfim të rrallë për ndarjen e prindërve dhe fëmijërinë e vështirë për shkak të dhunës që i ati ushtronte ndaj nënës së tij.

Islami tregoi se në moshë të vogël u bë dëshmitar i dhunës së vazhdueshme dhe abuzimit të të gjitha formave, dhe shikonte se si e ëma “shtrëngonte dhëmbët përpara dhimbjes e poshtërimit”.

Moderatori i njohur rrëfeu se divorci i tyre ishte gjëja më e mirë që ndodhi teksa bëri apel “falini njerëzit që ju kanë bërë gjëra të këqija”.

“Vij nga një familje me prindër të divorcuar, gjatë gjithë fëmijërisë sime kam qenë dëshmitar i një dhune që ka qenë e vazhdueshme, fizike, psikologjike, abuzim me të gjitha format. Divorci i tyre ishte një nga gjërat më të mira që ka ndodhur. Mamaja ime, jam shumë i lidhur me të, ka qenë heroina e kësaj situate. E kam parë se si ka shtrënguar dhëmbët përpara dhimbjes, poshtërimit, sikleteve, mërzitjes, e kam parë që për shkak të dashurisë që ka pasur për ne gjithmonë ka gjetur rrugën se si të ngrejë kokën. E vlerësoj shumë dhe e admiroj për këtë. Kam marrë më kalimin e viteve shumë cilësi që ajo ka dhe shpresoj që ti kem dhe unë, kur të jem prind një ditë edhe fëmijët e mi të shohin këtë gjë tek unë, përpos vështirësive të dalim ballë lart dhe të themi “ok, kemi kaluar gjëra të këqija por ja ku jemi të fortë”. Falini njerëzit që ju kanë bërë gjëra të këqija, që ju anë shkaktuar dhimbje sepse mendoj se nuk ka gjë më të bukur se të falësh”, u shpreh moderatori në “DWTS”.

Të fundit

“Dikur u cilësua ‘George Washington’ i Kosovës”/ Rama akuza Hagës për gjyqin ndaj Thaçit

Kryeministri Edi Rama i ka dalë sërish në mbrojtje ish Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili del të...

Tragjike/ Ish-mjeku vret gruan dhe dy fëmijët, më pas i jep fund dhe jetës së tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një ish-mjek italian ka vrarë gruan, dy fëmijët dhe më pas ka kryer vetëvrasje. Ngjarja ndodhi...

Ndahet nga jeta në moshën 102-vjeçare bashkëshortja e legjendës Selman Stërmasi

Ndahet nga jeta në moshën 102-vjeçare bashkëshortja e legjendës së futbollit shqiptar Selman Stërmasi, Nezihat Stërmasi. Nezihat ishte një nga mbështetëset më të mëdha të...

Sot 1 Prilli! Ironia e Bledi Manes: Gëzuar ditëlindjen Olta dhe Luiz…

Bled Mane sapo bëri atë që di të bëj më mirë, sërish. Gazetari ka bërë një postim në rrjetet sociale ku me rastin e...

I bëri publike sëmundjen/ Stresi zbulon si është raporti i tij me Keisin

I ftuar në “Ditë pas Dite” reperi Stresi, fitues i “Big Brother Vip Kosova” ka folur ndër të tjera për raportin që ka tani...

Lajme të tjera

Web TV