Një sherr me thika ka ndodhur mes dy shqiptarëve të Kosovës në komunën Bière. Si pasojë një 28-vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur ka humbur jetën për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë nga goditja me thikë. Autori ishte një 55-vjeçar, po shqiptar i Kosovës, i cili është arrestuar.
Policia zvicerane njoftoi se 28-vjeçari shqiptar ishte shtrirë pa reaguar dhe kishte humbur shumë gjak, pavarësisht se mjekët mbërritën në vendngjarje, i riu shqiptarë nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.
Raportohet se të dy shqiptarë njiheshin më herët me njëri-tjetrin, ndërkohë ka nisur një hetim lidhur me rastin.