Gjatë emisionit ‘Glamour Zone’ në rubrikën ‘Pyetje Hot’, moderatorja Ester Bylyku lejon të ftuarin që t`i bëjë asaj një pyetje personale.
E ftuara Xheni Brahaj nuk ngurroi ta vinte në siklet moderatoren duke zbuluar një histori të saj.
Xheni Brahaj: Cilin mashkull e ke refuzuar dhe nuk je penduar?
Ester Bylyku: Ka qenë një djalë që u njohëm nëpërmjet shoqërisë së përbashkët. Ai jetonte në Gjermani, kishte disa fabrika andej dhe më tha se ishte gjerman. Kur filluam të njiheshim më mirë, ai më tha se kishte origjinë serbe. U tmerrova kur ma tha. I thash se nuk mund të qëndroja kurrë me një serb.
Ai këmbënguli se ishte origjinë e largët sepse kishte passaportë gjermane. Nuk e mora parasysh këtë dhe i kërkova të mos më shkruante më.
Disa ditë më pas, më solli një analizë të ADN, e cila tregon etnicitetin e personit, dhe në letër shkruhej se ky kishte një përqindje të vogël serbe. Sërish nuk e pranova dhe nuk e mora parasysh. Pra përfundimisht, refuzova milionerin sepse zbulova që ishte serb, dhe nuk pendohem kurrë për këtë.