test

Ministrja Kushi: Buxhet shtesë për sportistët elitarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, deklaroi sot se nxënësit nga klasa e parë deri në të tretë nuk do ta kenë më detyrimin për të kthyer librat që shpërndahen falas. Detyrimi i kthimit të librave do të jetë nga klasa e katërt e tutje. Sipas ministres ky vendim u mor për shkak se librat në këtë kategori nxënësish dëmtohen më së shumti.

“Qëllimi është të lehtësohet barra financiare për familjet, që nuk i kanë kushtet për tekstet shkollore. Janë tekste shkollore në përdorim falas. Pra do i kthejnë librat se do përdoren nga nxënësit e tjerë. Përsëritet kjo për 3 vite dhe më pas blihen të tjerat. Sot për shkak të një kërkese tekstet nga e para deri tek e treta do jepen falas çdo vit. Pra nxënësit do i mbajnë librat. Kjo ndodhi se nxënësit e vegjël duke mos e mirëmbajtur dot librin, por edhe programet se ka shënime dhe ushtrime dhe nuk përdoren dot më.” tha ministrja Kushi.

Ndërkohë Kushi tha se është marrë edhe vendimi për të kërkuar një shtesë në buxhetin e shtetit, që do të shkojë si shpërblim për sportistët elitar.

“Kemi dhe një vendim tjetër për sportin. Ne kemi kërkuar një buxhet shtesë për ministrinë për shpërblimin e sportistëve elitar. Këtë vit sportistët tanë kanë pasur rezultate të shkëlqyera. Me medalje ari dhe argjendi. Këto rezultate janë tejkaluar parashikimeve dhe për t’i shpërblyer kishim nevojë për një shtesë fondi prej 40 milion lekësh. Do të marrin sportistët dhe trajnerët shpërblimin e tyre.” tha Kushi.

Të fundit

Ilir Meta konfirmon ndarjen nga Monika Kryemadhi: Është ish-bashkëshortja ime

Ish-presidenti Ilir Meta, gjatë një interviste të dhënë për emisionin ‘Çim Peka Live’ në SyriTv, ka bërë një deklaratë...

Të njohurat dhe të panjohura e paktit mes Rusisë dhe Koresë së Veriut

Presidenti rus Vladimir Putin dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un thanë se partneriteti i ri strategjik mes dy vendeve shënon përparim,...

Zhvillimet në PD/ Gjekmarkaj: Të gjejmë modusin të mos përjashtojmë njëri-tjetrin

Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj, tha nga studio e “Open” në News24 se pas vendimit të Gjykatës së Apelit sot kemi vetëm një Parti...

“Hysaj ka bërë dje vetëm një gabim”, Josa analizon mbrojtjen

Trajneri i njohur, Mirel Josa ishte i ftuar në “Euro 24”, në News 24, në emisionin e drejtuar nga Trevisa Tufa, ku analizoi mbrojtjen...

E rëndë në Itali/ Punëtori shqiptar plagoset me thikë

Një ngjarje e rëndë është regjistrua në Itali në Via Mulino da Capo di Giulianova. Një 34-vjeçar shqiptar është plagosur me thikë nga një...

Lajme të tjera

Web TV