Një ish-sekretare që ka punuar për komandantin e një kampi nazist përqendrimi është dënuar për bashkëpunim në vrasjen e më shumë se 10,500 personave.
97-vjeçarja Irmgard Furchner, u mor si stenografe kur ishte adoleshente në dhe punoi atje nga viti 1943 deri në 1945, sipas BBC.
Furchner është gruaja e parë që u gjykua për krimet naziste në dekada.
Rreth 65,000 njerëz mendohet se kanë vdekur në kushte të tmerrshme në Stutthof, duke përfshirë të burgosur hebrenj, polakë jo-hebrenj dhe ushtarë të kapur sovjetikë.
Furchner u shpall fajtore për ndihmë dhe nxitje në vrasjen e 10,505 personave dhe bashkëpunim në tentativën e vrasjes së pesë të tjerëve.
Meqenëse në atë kohë ishte vetëm 18 ose 19 vjeç, ajo u gjykua në një gjykatë të posaçme për të mitur.
Në Stutthof, që ndodhet pranë qytetit modern polak të Gdanskut, u përdorën një sërë metodash për të vrarë të burgosurit dhe mijëra vdiqën në dhomat e gazit që nga qershori i vitit 1944.
Gjykata në Itzehoe në Gjermaninë veriore dëgjoi të mbijetuarit e kampit, disa prej të cilëve kanë ndërruar gjatë gjyqit.
Kur filloi gjyqi në shtator të vitit 2021, Irmgard Furchner u arratis nga shtëpia e saj e të moshuarve dhe u gjet nga policia në një rrugë në Hamburg.
Kryetari i trupit gjykues Dominik Gross tha se ishte “përtej imagjinatës” që Furchner nuk mund të kishte vënë re tymin dhe erën e keqe të vrasjeve masive.
I mbijetuari i kampit Josef Salomonovic, i cili udhëtoi në gjykatë për të dhënë dëshmi në gjyq, ishte vetëm gjashtë vjeç kur babai i tij u qëllua për vdekje në Stutthof në shtator 1944.
“Ajo është indirekt fajtore“, u tha ai gazetarëve në gjykatë dhjetorin e kaluar, “edhe nëse ajo thjesht u ul në zyrë dhe vuri vulën e saj në certifikatën e vdekjes së babait tim.”
Një tjetër i mbijetuar i Stutthof, Manfred Goldberg, tha se është i zhgënjyer për dënimin që i është dhënë.
“Është një përfundim i paramenduar që një 97-vjeçare nuk do të detyrohej të vuante një dënim në burg,kështu që mund të jetë vetëm një dënim simbolik”, tha ai për BBC.
Gjyqi i Furchner mund të jetë i fundit që do të zhvillohet në Gjermani për krimet e epokës naziste, megjithëse disa raste janë ende duke u hetuar.
Dy raste të tjera kanë shkuar në gjykatë vitet e fundit për krimet naziste të kryera në Stutthof.
Në vitin 2020, një roje e kampit SS, Bruno Dey, u dënua me dy vjet burgim për bashkëpunim në vrasjen e më shumë se 5,000 të burgosurve.