Nikolla: Integrimi europian është plani i vetëm ‘A’ që ka Shqipëria

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla premtoi se shteti dhe politika shqiptarë do të kryejë një punë të madhe dhe voluminoze për përmbushjen e detyrave paraprake në kuadër të avancimit drejt BE.

Në cilësinë e organizatores së konferencës së djeshme “Roli i Kuvendit në Integrimin Europian të Shqipërisë”, Nikolla nënvizoi se vendi ynë ka prioritet kryesor dhe të vetëm anëtarësimin në BE.

Lidhur me angazhimin e institucionit që drejton, Nikolla shtoi se Parlamenti do të garantojë kontrollin demokratik të procesit të përmbushjes së detyrave të BE ndaj Shqipërisë, ku përfshihen lufta ndaj korrupsionit shtetëror, krimit të organizuar, etj. “Aspirata kombëtare për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian dhe prioriteti strategjik i të gjitha qeverive shqiptare do të konkretizohet në këtë punë voluminoze që na pret të gjithëve në vitet në vijim. Ne duhet dhe do ta kalojmë këtë prag.

Në fund të fundit, ne nuk kemi plan ‘B’, integrimi evropian është plani i vetëm ‘A’ dhe prioriteti ynë kombëtar. Kuvendi si organi më i lartë përfaqësues ka një rol kyç në integrimin evropian të Shqipërisë pasi garanton integritetin demokratik, kontrollin ligjor dhe politik të këtij procesi. Ne gjithashtu jemi të vetëdijshëm se Kuvendi nuk është i rëndësishëm vetëm në aspektin teknik të procesit të anëtarësimit, por mbi të gjitha në demokratizimin dhe evropianizimin tërësor të Shqipërisë”, u shpreh kryeparlamentarja Lindita Nikolla.

Të fundit

Rekord/ Biden mblodhi rreth 25 milionë dollarë në fushatën e tij në Nju Jork

Presidenti amerikan Joe Biden mori pjesë në një mbledhje fondesh për fushatën e tij presidenciale në Nju Jork së...

Rikthehet kaosi në kufirin me Shqipërinë, doganat greke paralajmërojnë grevë 48-orëshe

Nga data 2 prill në orën 08.00 të mëngjesit, për 48 orë, do të paralizohet lëvizja në pikat kufitare me Shqipërinë. Kjo pasi doganat...

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen

Heidi dhe Romeo pas një shkëputje të lidhjes së tyre u ribashkuan fill pas spektaklit të së martës, ku shkëmbyen puthje dhe përqafime. Dyshja simpatike...

Papa Françesku thyen traditën, lan dhe puth këmbët e grave të burgosura në Romë

Sot është e Enjtja e Madhe për besimtarët katolikë dhe ashtu siç e do tradita, Papa Françesku ka larë këmbët e 12 grave në...

Aplikacioni i motit bëhet viral, paguan pushimet tuaja nëse bie shi

Është e thjeshtë: Ju rezervoni një udhëtim, blini një ” WeatherPromise” dhe merrni një rimbursim nëse moti ju prish planet. “WeatherPromise” është një aplikacion i...

Lajme të tjera

Web TV