Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Shtëpi të reja, bonuse qiraje, por edhe jetesë në çadra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj komentuan çështjen e rindërtimit pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019. Ecuria e deritanishme e procesit dhe deklarata e Ramës se çdo familje e prekur ka marrë bonuse qiraje, pavarësisht se ku banon.

Kreu i qeverisë Edi Rama teksa ndodhej në inagurimin e bllokut të banesave ne Baldushk të Tiranës u shpreh se qeveria që nga momenti i rënies së tërmetit ka paguar bonuse qiraje për familjet e prekura. Sipas tij, edhe ata banorë që qëndrojnë në çadra marrin bonuset e qerasë, por për shumë arsye qëndrojnë në ato kushte, kjo edhe për shkak se kanë tokën afër dhe jetesën e kanë lidhur pikërisht me punët bujqësore. “Shpesh herë serviren nëpër pasqyrat e gjysmë të vërtetave pamje familjesh që thuhet se janë braktisur, nuk kujtohet më njeri për ta. Nuk ka një familje të vetme e cila të jetë dëmtuar nga tërmeti dhe të mos i jetë dhënë që në krye të herës bonus i qirasë. Ka familje që kanë preferuar të mos lëvizin nga çadra deri në momentin që kanë marrë shtëpinë. Ka disa që janë nxjerr në TV dhe kemi provuar me dokumente se pavarësisht se jetojnë në çadër ata marrin bonusin e qerasë. Është e drejta e tyre të mos shkojnë të rrinë me qira. Puna e tyre, ne nuk mund ti detyrojmë, por numri i atyre që kanë qëndruar në çadra ka qenë minimal ndërkohë që gjithë të tjerët kanë bërë zgjedhjen e tyre. Ka plot që s’kanë shkuar në shtëpi me qira, por në të afërmit, por ky shtet iu ka paguar çdo muaj bonusin e qirasë deri ditën kur kanë marrë shtëpinë”, tha Rama. Nga ana tjetër kryeministri u shpreh se procesi i rindërtimit ka ecur mirë dhe janë mijëra familje që sot jetojnë në shtëpi të reja pa paguar asgjë, pasi banesat u janë dhënë falas nga shteti. Ndërsa kreu I Bashkisë Tiranë Erion Veliaj në fjalën e tij theksoi se në prag të festave të fundvitit janë gati edhe shtëpitë e fundit për të mirëpritur familjet e prekura nga tërmeti i vitit 2019. “Nuk kishte ndodhur ndonjëherë që një qeveri, sidomos në një vend si i yni, me të ardhura modeste, të thoshte: Çfarë u dëmtua nga tërmeti, do ta kompensojmë 100% më të madhe, më të bukur dhe më të fortë, duke përfshirë të gjithë infrastrukturën, shkolla, kopshte, çerdhe, por mbi të gjitha shtëpitë e njerëzve që u goditën pabesisht nga tërmeti. Por që unë besoj në mënyrën më bujare, me një iniciativë të padëgjuar më përpara, arritëm që në 3  vite të kemi mbyllur shumicën më të madhe të nevojave dhe sot me 60 vila, shtëpi individuale dhe me një kompleks me 3 rrugë paralele me 29 vila që i kemi këtu, mbylli përfundimisht dramën e tërmetit në të gjithë zonën e Baldushkut. Koinçidenca në fakt është shumë e bukur sepse sot mbyllim hallin e shtëpisë, nesër fillon festa sepse hapim tregun Baldushkut, me gjelat e Baldushkut që qartazi janë më të mirët në vend”-tha Veliaj. Ai u ndal edhe te shembja e pallatit të dëmtuar në rr. “Myslym Keta”, duke theksuar se gënjeshtrat e atyre që japin mend nga vilat e Lalzit nuk duhen besuar dhe se e vëerteta është që edhe 6 nga 14 familjet e fundit janë dakordësuar dhe po vendosen në shtëpitë e reja. “Nuk mund të rri në një ditë si e sotmja që u çuam të gjithë me rrokopujë, me lajme të rreme dhe me histeri kolektive, të rri pa sqaruar atë që ndodhi sot në Tiranë. Kishim një pallat në Tiranë, në 500 pallate që janë dëmtuar, që kemi ndërhyrë, me shumë banorë që janë futur tashmë te lagjja “5 maji”, i cili zgjodhi siç ka ndodhur rëndom, që të besonte një gënjeshtër të madhe. Që qeveria do bëjë gradaçela. Gradaçela në Tufinë, imagjinoni. Që këtu ka një teori të madhe konspiracioni, kur futen grup-seksionet e partisë që i marrin mendjen njerëzve, në fakt të vetmit që dëmtohen nuk janë partitë, ata hallet e tyre i kanë zgjidhur, janë të gjithë me vila në Lals”tha Veliaj.

Lexo edhe :  Zgjedhjet 2025/ Berisha: Të trokasim në dyert e qytetarëve, kështu arrihet besimi

 

Të fundit

Rrugët kthehen në lumenj/ Reshje të dendura shiu, përmbytet Durrësi

Reshjet e shiut, të regjistruara përgjatë gjithë pasdites së sotme, kanë krijuar vështirësi në qarkullim për drejtuesit e mjeteve...

Sëmundjet që ju kanosen nëse hani ëmbëlsira çdo ditë

Ëmbëlsirat kanë një efekt ngushëllues dhe plotësues për shumë njerëz që kur janë të stresuar duan të hanë patjetër diçka të ëmbël. Megjithatë, stresi i...

Xhensila Myrtezaj anulon të gjitha koncertet: Për pak ditë….!

Xhensila Myrtezaj ka anuluar aktivitetet artistike te planifikuara per shkaqe shendetesore. Përmes një videoje në Intsagram ajo tregon se ndodhet në një gjendje jo të...

Goditja e SHBA-së ndaj Serbisë dhe heshtja e Edi Ramës!

Nga Spartak Ngjela Serbia sot po ndodhet përballë vendosjes së sanksioneve ekonomiko-politike nga Shtetet e Bashkuara. Njoftohet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t'i vënë...

Napoli përmbys Udinesen dhe rikthehet tek fitorja në Serie A

Napoli triumfon 1-3 ndaj Udineses në transfertë, falë një përmbysje spektakolare. Goli i Thauvin në minutën e 22-të shtangu skuadrën e Contes, por gjërat...

Lajme të tjera

Web TV