Çështja e detit/ Mitsotakis “kërkon tokat” në Shqipëri, deti na ndan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij grek Kyriakos Mitsotakis janë takuar në Dervician të Gjirokastrës ku kanë folur për çështjen e detit dhe të lumit Vjosë. Kryeministri grek në takim me minoritetin është zotuar dhe betuar se do të mbrojë të drejtat e pronës dhe të arsimit për minoritarët grek.

Ishte një vizitë disaorëshe, por në atë kohë të shkurtër u dhanë shumë mesazhe që bashkojnë dhe ndajnë. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis zhvilloi dje një takim në Himarë, Finiq dhe Derviçan, ku në fundin e takimit u prit edhe nga kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama. Në Himarë Mitsotakis u takua me përfaqësues të Omonias dhe më pas me qytetarë të cilëve iu betua se do të mbrojë dhe punojë për intersat e minoritarëve grek, sidomos për çështjen e pronësisë dhe të arsimimit. Nga ana tjetër një pikë kryesore mbetet ndarja e detit mes dy vendeve, ku është dakordësuar që çështja të shkojë në Gjykatën e Hagës, si një vend “neutral” që do i japë zgjidhje përfundimtare. Në lidhje me deklaratën e Mitsotaqkis për problematikën mbi çështjen e pronave të minoritarëve, Rama u shpreh se kjo nuk është një “problematikë vetëm minoritare, por e të gjithë vendit”. Gjithsesi mesazhet publike që dhanë dy kryeministrat ishin miqësore, pavarësisht një “presioni të butë” nga ana e Greqisë e cila ka kujtuar se ajo është mbështetëse e integrimit të Shqipërisë në BE. Ndërsa një ditë më parë ka ardhur qëndrimi nga ministrja e Jashme shqiptare dhe ai grek për dërgimin e çështjes së detit në Hagë, dje reagoi edhe kryeministri Edi Rama gjatë takimit në Dervician të Gjisrokastër me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis. I pyetur për marrëveshjen e detit në Hagë, Rama u përgjigj: “Është një proces që e dikton një procedurë kushtetuese dhe ligjore që e respektojmë gërmë për gërmë”. Ndërsa i pyetur nëse ka diskutuar me presidentin Begaj për plotfuqishmërinë dhe afatin, Rama tha: “Kjo do të ndodhë kur të depozitohet kërkesa. Kjo është një çështje në negocim”. I ndalur në çështjen e rponave të minoriteti tha se nuk ka dallim mes minioritetit dhe popullsisë tjetër. “Nuk ka çështje pronash minoriteti, por çështje pronash tërësore dhe nuk ka asnjë dallim. Ndajmë të mirat dhe të këqijat. Do ta bëjmë edhe censusin që është një proces që duhet bërë në mënyrë periodike. Nuk ka probleme”, tha Rama.

Lumi i Vjosës

Në takimin mes homologëve u diskutua edhe çështja e firmosjes për lumin e Vjosës. “Nënshkrimi i marrëveshjes për mbrojtjen e lumit Vjosa mes dy homologëve, është një projekt madhor në respekt të mjedisit dhe një burim ekonomie. Do ta bëjmë, është një projekt i madh. E kemi nisur me transformim e Vjosës në Park Kombëtar. I kemi kërkuar Greqisë të na bashkohet se Vjosa grykëderdhjen e ka në anën tjetër të kufirit për të bërë një shembull spektakolar nga pikëpamja e respektit për mjedisin dhe transformimin e një aseti të vyer mjedisor në burim ekonomie pa cenuar mjedisin”, ëhstë shprehur kryeministri Edi Rama.

Mediat greke

Mediat në Greqi kanë shkruar dje për vizitën e kryeministrit të tyre Kyriakos Mitsotakis në Jug të Shqipërisë. Protothema raporton pasditen e së enjtes se kryeministri Mitsotakis pati një pritje të ngrohtë në Himarë me flamurë grekë dhe sloganë. “Vajza të veshura me kostume popullore i dhanë atij lule dhe e falënderuan që vizitoi shkollën greke. Më pas, kryeministri pati një mbledhje me anëtarë dhe përfaqësues të Minoritetit Grek në Shqipëri”, raporton gazeta greke. Më tej, mediat helene shkruajnë se Mitsotakis dukej optimist, ndërsa firmoste një marrëveshje për angazhimin në delimitimin e Zonës Ekskluzive Ekonomike me Shqipërinë dhe këmbënguli se kjo është mënyra e duhur për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes vendeve të qytetëruara. Protothema raporton po ashtu se kryeministri grek ndërsa u fliste njerëzve të pranishëm u kujtoi se është detyrë e Shqipërisë që të respektojë deri në fund të drejtat e tyre. “Ju falënderoj që mbani ndezur flakën e helenizmit dhe ortodoksisë në vite të vështirë, dhe sidomos më të vjetrit. Tek unë, minoriteti grek këtu do të gjejë gjithnjë një mik dhe një mbështetës të kërkesave tuaja. Ju që zgjodhët të qëndroni këtu, jeni një urë miqësie dhe bashkëpunimi midis Greqisë dhe Shqipërisë, dijeni që unë personalisht kam qenë, jam dhe do të mbetem mbështetës i perspektivës evropiane të Shqipërisë. Detyrimi i Shqipërisë është të respektojë plotësisht të drejtat tuaja, pavarësisht nëse i referohemi të drejtës për vetëvendosje, ose të drejtës që fëmijët dhe nipërit tuaj të mësojnë gjuhën greke në të gjitha nivelet, ose nëse i referohemi çështjes kritike te të drejtat e pronës”, u shpreh Kyriakos Mitsotakis.

Lexo edhe :  Berisha rimerr vulën, Basha “rinis” betejën

Pronat dhe shkollat

Nga Himara, kryeministri grek Kiriakos Mitsotakis ka shprehur mbështetjen ndaj rrugëtimit europian të Shqipërisë dhe ka premtuar përmbushje të të drejtave të minoritetit grek në vendin tonë. Duke mos e fshehur entuziazmin për pritjen, ai u betua gjithashtu se do të përmbushë të drejtën e mësimit të gjuhës greke të fëmijëve të minoritetet dhe të drejtat e pronësisë. “Sot është një ditë e rrallë për mbarë kombin grek. Mbaj mend shumë të gjallë kujtimin e takim e Mitsotakis në ’91. Dhe jam i nderuar që jam i pari kryeministër që kam vizituar Shqipërinë. Me mua Himara do të ketë jo vetëm një përfaqësues. Unë isha, jam dhe do të mbetem mbështetës ndaj rrugëtimit europian të Shqipërisë. Por duke përmbushur të drejtat tuaja, që rrjedhin nga minoriteti. Qeveria greke do të jetë pranë jush në përmbushje të të drejtave të kombësisë, mësimit në gjuhën greke të fëmijëve tuaj dhe të drejtat tuaja pronësore. Betohem se do t’i mbroj të gjitha të drejtat tuaja”, tha Mitsotakis. Një ditë të madhe për Himarën e ka konsideruar kreu i OMONIA-s Fredi Beleri vizitën e kryeministrit grek Mitsotakis. “Kjo është një ditë e madhe për Himarën, kanë ardhur të moshuar për t’ju pritur, të rinj e të reja. Dhe nëpërmjet kamerave duke ju ndjekur qytetarët tanë kudo që kanë emigruar. Këtu janë edhe shqiptarët të cilët tregojnë se jemi mbështetës ndaj nesh. Jemi mirënjohës që ju mbështesni rrugëtimin europian të Shqipërisë. Por do të donim më shumë vëmendje për ne të cilët kanë 60 vite na mohohen. Kjo është ditë historie, duhet të falënderojmë të gjithë qeveritë greke. Historinë e shkruajnë atë që janë të pranishëm dhe ju si Mitsotaki i parë, jeni këtu prezent pas 32 vitesh. Ky vend quhet Spille, duke dëshmuar se prejardhja jonë është greke në shekuj. Na ndihmoni, për të drejtat tona”, tha Beleri.

Të fundit

Thirrja e Salianjit për demokratët: Ejani në PD

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka drejtuar një apel për të gjithë demokratët në Partinë Demokratike. Pas vendimit të Gjykatës së...

Punën në shtet e duan më shumë gratë, 61% e aplikimeve

Gratë mbeten më të interesuara për të punuar në administratë. Të dhënat zyrtare të Departamentit të Administratës Publike tregojnë se 61% e aplikimeve u plotësuan...

Biden dhe Zelensky firmosin marrëveshjen e sigurisë 10-vjeçare

Joe Biden dhe Volodymyr Zelenskyy kanë nënshkruar një marrëveshje dypalëshe sigurie 10-vjeçare që synon të ofrojë mbështetje për Kievin ndërsa mbrohet nga agresioni rus. Marrëveshja...

Habit studimi: Një natë pa gjumë mund ta plakë trurin tuaj me dy vite

Një studim i ri ka bërë të ditur se një ditë pa gjumë mund ta plakë trurin tuaj me dy vjet. Për studimin, në...

OKB: Mbushen 1000 ditë prej kur talebanët ndaluan arsimin e mesëm për vajzat

Kanë kaluar një mijë ditë që kur vajzat në Afganistan u ndaluan të ndiqnin arsimin e mesëm, sipas agjencisë së fëmijëve të Organizatës së...

Lajme të tjera

Web TV