‘Jam tradhtuar gjithmonë’/ Këngëtarja rrëfen copëza nga e kaluara: Nuk munda ta falja…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtarja Blerina Matraku ka folur si rallëherë për jetën e saj personale ku ka zbuluar nëse është ende beqare apo jo.

E ftuar në emisionin ‘Shije shtëpie’, Blerina konfirmoi se është ende beqare dhe është në kërkim të njeriut të duhur, të ketë përshtatshmëri me partnerin.

 

Sakaq pranoi se është tradhtuar dhe nuk mund të falte për të vazhduar më tej lidhjen.

Pjesë nga biseda:

Katerina Trungu: Ti nuk je në atë skuadrën jam beqare, jam shumë e lumtur, nuk dua t’ia di për burrë fare. Dua të jem e  lirë të bëj qejfin tim, a thua se martesa ta bën këtë kufizim.

Blerina Matraku: Jo nuk jam në atë. Që nga fëmijëria gjithmonë na kanë edukuar me idenë e një familje, familja është e shenjtë, por duhet të gjendet personi i duhur. Në momentin që gjendet personi i duhur as nuk të merr kohën as nuk të bëhet pengesë, përkundrazi plotësojnë njëri-tjetrin. Fakti që unë nuk e kam krijuar është se unë kam qenë në kërkim të vetes. Që unë të kem përshtatshmëri.

Ermelinda Ndoja: Kur kalon një periudhë kohore është më e vështirë për të vendosur, rrit standardet, je në kërkim, por nuk vendos dot. Çfarë ka ndikuar te ty, je gjithmonë në kërkim të vetes apo është e vështirë për të gjetur partnerin e duhur?

Blerina Matraku: Ka qenë dhe partneri. Për shembull unë gjithmonë kam qenë e tradhtuar. Kjo ka qenë arsyeja e ndarjes. Mund edhe ta falja, por ideja është këtu nëse unë nuk e kam krijuar familjen është arsyeja e partnerit. Për  mua familja është obligatore, duhet. Edhe nga shkenca edhe nga fillimi i njerëzimit askush nuk duhet të jetojë vetëm. Por me gjetjen e personit të duhur ai mund të jetë edhe ndihmë.

Të fundit

Ky është vendi më i lumtur në botë për njerëzit nën 30 vjeç

Republika Çeke, Lituania dhe Rumania janë të gjitha të renditura lart në 'Raportin e Lumturisë Botërore' të këtij viti...

Vrau babanë dhe vëllain e ish-gruas, Gjykata merr vendimin drastik për Besnik Pjetrin

Gjykata e Lezhës dënoi me burg të përjetshëm Besnik Pjetrin (Përdeda) i cili në muajin gusht të vitit 2022 vrau ish vjehrrin dhe vëllanë...

Rama paralajmëron furtunë ndryshimesh në qeveri/ Sfidon amerikanët dhe Kushtetuesen

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ndryshime në qeveri, ndërsa iu ka mbyllur derën e kandidimit për në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 të gjithë...

Sulmi i Iranit “trondit” tregjet financiare, çmimi i naftës mund të rritet frikshëm

Bota aktualisht po përballet me tre kriza të mëdha gjeopolitike me karakteristika të fuqishme gjeoekonomike dhe ato duhen parë si një e tërë, sepse...

Autizmi tek të rriturit, simptomat dhe përse është i vështirë diagnostikimi

Vitet e fundit kemi parë të famshëm që thonë se kanë zbuluar se vuajnë nga çrregullimet e spektrit autik në moshë madhore. Së fundmi...

Lajme të tjera

Web TV