Pep Guardiola i irrituar me mesfushorin e skuadrës: Jashtë skuadre sepse erdhi mbipeshë”:

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola është i njohur tashmë si një nga ata që kuron edhe detajin më të vogël dhe është vazhdimisht në kërkim të perfeksionit. Ndaj, nëse një lojtar rikthehet mbipeshë në stërvitje, sigurisht kjo nuk mund ta bëjë të lumtur spanjollin që nuk toleron aspak.

Kështu ka ndodhur me Kalvin Philliphs, lojtarin që ishte i grumbulluar me Anglinë në Kupën e Botës, mesfushori mesa duket e kishte tepruar me ushqimin gjatë ditëve të pushimit pas eventit në Katar, duke nxehur teknikun e Manchester Cityt. Guardiola e la jashtë skuadre lojtarin në ndeshjen e Carabao Cup ndaj Liverpool dhe ia ka bërë të qartë Philiphs se nuk do të marrë minuta për sa kohë nuk rikthehet në peshën ideale.

“Philliphs nuk ka asnjë dëmtim, thjesht është jashtë skuadrës pasi u rikthye mbipeshë në stërvitje. Nuk është në kondicionin e duhur për të luajtur”, tha Guardiola për lojtarin pas sfidës me Liverpool/ Kujtojmë se Philliphs u transferua te City këtë verë nga Leeds United për shifrën e 45 milionë paundëve dhe pritshmëritë ishin të larta, por mesfushori vuajti një dëmtim dhe ende nuk ka fituar besimin e Guardiolës.

Të fundit

Kriteret e pranimit në Mjekësi, në vitin e ri akademik

Universiteti i mjekësisë shpall kriteret e pranimit për maturantët që duan të nisin studimet për mjekësi në tetor. Zhurma e...

A do mbetemi pa çokollatë?/ Çmimi i kakaos arrin vlerën më të lartë në histori

Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e mbi 10.000 dollarë në treg,...

Binjaku i tij martohet sot, çfarë po përgatit Donaldi për Romeon? (FOTO)

Sot në darkë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”, do të ketë dasmë. Vëllai i Madh u ka kërkuar banorëve...

Tensionet në Himarë/ Rama: Zgjedhja e Blerina Balajt, zhvillim pozitiv

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për zgjdhjen e Blerian Balajt për drejtimin e Bashkisë Himarë. Në një postim në rrjetet sociale, Rama nënvizon se zgjedhja...

Mënyra për të përfituar pension për të moshuarit që nuk figurojnë në regjistra

Indeksimi i pensioneve këtë vit pritet që të bëhet në muajin tetor. Në tetor pensionistët do të marrin ca para më tepër në pagesën...

Lajme të tjera

Web TV