“Tërbohet” moti në SHBA/ Temperaturat deri në -48, autostrada dhe fluturime të bllokuara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gati 1.5 milionë familje amerikane janë pa energji elektrike, mijëra anulime fluturimesh, mbyllje autostradash dhe përplasje fatale. Ky është bilanci katastrofik si pasojë e një stuhie dimërore me intensitet të rrallë që goditi Shtetet e Bashkuara dje, në prag të Krishtlindjeve. Ndërkohë deri më tani raportohet për 12 viktima.

Kjo stuhi dimërore e “përmasave historike”, sipas Shërbimit Amerikan të Motit (NWS), solli reshje të konsiderueshme dëbore, erëra të forta ngrirëse dhe temperatura që në disa vende arritën deri në -48 gradë Celsius, të afta për ta kthyer ujin e vluar në pikëza akulli në një çast.

Dje, paralajmërime emergjente dhe thirrje për të qenë të kujdesshëm ishin lëshuar për më shumë se 240 milionë njerëz, 70% e amerikanëve. Fenomeni ka shkaktuar kaos trafiku teksa miliona amerikanë mbushin autostradat dhe aeroportet për festat e fundvitit.

 

Të fundit

Rritet në 1 milionë lekë granti i vetëpunësimit, aplikimet vetëm online

Këshilli i Ministrave ka miratuar disa ndryshime dhe shtesa të rëndësishme në programin e nxitjes së vetëpunësimit, me qëllim...

Zuckerberg në gjyq, investitorët kërkojnë 8 miliardë dollarë

Një padi kolektive prej 8 miliardë dollarësh e ngritur nga investitorë kundër drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, dhe drejtuesve të tjerë të kompanisë,...

17 korrik 1945 – Konferenca e Potsdamit, mblidhen Truman, Çurçill e Stalini

Më 17 korrik 1945, në qytetin e Potsdamit pranë Berlinit, tre udhëheqësit e kombeve aleate – Winston Churchill (Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar), Harry...

Horoskopi ditor, 17 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Dita e sotme ju sheh më të fortë sesa ditët e fundit. Është e rëndësishme tani të kuptoni se cilin dëshironi në anën...

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të...

Lajme të tjera

Web TV