Gjurmë të Ervis Martinaj, FNSH dhe RENEA sekuestrojnë arsenalin në kështjellën e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

FNSH dhe RENEA kanë zbarkuar dje në shtëpinë e Ervis Martinaj. Ai nuk është gjendur në banesë, sipas informacioneve të policisë, por janë gjetur arsenal armësh të vendosura në kosheret e bletëve. Njoftimi i policisë nuk tregon se përse kanë shkuar aty, por kanë njoftuar se çfarë armatimesh janë gjendur.

Pesë muaj pas zhdukjes, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA kanë mësyrë mëngjesin e djeshëm në shtëpinë e Ervis Martinaj, pasi janë sinjalizuar se ka pasur gjurmë të tij. RENEA dhe FNSH janë futur brenda banesës së Martinajt, e cila ndodhet rreth 200 metra larg fshatit Fushë Kuqe. Kontrolli ishte me vendim të gjykatës në funksion të hetimeve që po kryhen për zhdukjen e Ervis Martinajt, por edhe për ngjarje të tjera kriminale që kanë ndodhur në këtë zonë. Për orë të tëra policia ka kërkuar në shtëpinë e fortifikuar të Ervis Martinaj ku kanë gjetur një arsenal me armë të fshehura edhe në kosheren e bletëve. Ka qenë policia që ka reaguar pas kontrolleve në shtëpinë e Martinajt. Në një njoftim bëhet me dije se gjatë kontrolleve, të fshehura në koshere bletësh, janë gjetur 2 armë zjarri automatike, 1 silenciator, rreth 7 mijë fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, për armë të lehta dhe të rënda, 85 predha eksplozive, 1 thikë bajonetë, 9 uniforma policie, 7 jelekë multifunksionalë, 11 kapele policie, 2 radio policie, fenelina policie, maskë gome për fytyrën dhe dokumente të ndryshme. Banesat e tjera të kontrolluara janë të dy xhaxhallarëve të Martinajt, Faik dhe Rakip Martinaj. Biznesmeni i shkumëkërkuar i basteve nuk është mundur të gjendet aty, mirëpo, nga pamjet dhe njoftimi që shpërndan vetë Drejtoria e Policisë së Shtetit. Referuar njoftimit, bëhet me dije se gjatë kontrollit nuk janë gjetur vlera monetare. Provat materiale do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme laboratorike. Zhdukja pa lënë gjurmë e Martinajt ka ardhur pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani në kuadër të operacioni Plumbi i Artë, kohë kur Martinaj u shpall në kërkim nga SPAK. Dumani ka thënë se Martinaj ka qenë i gatshëm të paguante 500 mijë euro për vrasjen e Indrit Dokles. Vetë Nuredin Dumani ka thënë se ka marrë porosi nga Ervis Martinaj për ta vrarë, ka rënë dakord që Ervisi të jepte për vrasjen e Indritit shumën prej 500 000 Euro dhe se ka marrë paradhënie shumën prej 100 000 Euro. Kujtojmë se Indri Dokle ka qenë numri 2 i Bandës së Durrësit dhe është i dënuar për “Krijim i organizatës kriminale”, “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të organizatës kriminale. Nga hetimet që po kryhen për zhdukjen e Martinajt është lënë në burg një efektiv policie Jeton Lami, me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe dekonspirimit të operacioneve policore. Teksa po hetonte për zhdukjen e të shumëkërkuarit, policia zbuloi se për t’u arratisur, Martinaj ishte ndihmuar edhe nga Lami, i cili u prangos më 23 gusht nga policia e Lezhës. Ervis Martinaj është një prej njerëzve më të njohur të botës së krimit në vend. Ai është konsideruar si një nga njerëzit më të rrezikshëm në Tiranë, i akuzuar për vrasje dhe i dyshuar për disa ngjarje të rënda, që kanë tronditur kryeqytetin. Po ashtu banesa e Martinajt u kontrollua më 2015-ën dhe më pas në 2018-ën, dhe dje.

Të fundit

Mënyra për të përfituar pension për të moshuarit që nuk figurojnë në regjistra

Indeksimi i pensioneve këtë vit pritet që të bëhet në muajin tetor. Në tetor pensionistët do të marrin ca...

Studimi: Qentë mund të lidhin fjalët me objektet

Qentë janë në gjendje të kuptojnë disa fjalë që iu referohen objekteve në mënyrë të ngjashme sikurse njerëzit, gjeti një studim që ka analizuar...

Rriten temperaturat në vend, në fundjavë rikthehen grimcat e pluhurit nga Saharaja

Gjatë ditëve të ardhshme vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e masave ajrore të ngrohta që vijnë nga Afrika veriore. Në një lidhje “skype”...

Marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët/ Nisin punimet në Lezhë për ndërtimin e kampit

Marrëveshja Shqiptari-Itali e nënshkruar nga kryeministri Edi Rama dhe homologia Giorgia Meloni, burime bëjnë me dije se kanë nisur punimet e para të ndërtimit...

Merret VENDIMI / Ja kush është kryetarja e re e Bashkisë Himarë

Pas tensioneve të larta dhe debateve, mbledhja e Këshillit Bashkiak të Himarës dhe pasi u shty për në orën 12:00, zgjodhi me 16 vota...

Lajme të tjera

Web TV