I zinte pritë të moshuarve dhe i grabiste, arrestohet ‘skifteri’ shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 26-vjeçar shqiptar në Selanikun lindor ishte kthyer në makth për të moshuarit në zonën e Selanikut, të cilët i grabiste. Mediat greke raportojnë se i riu grabiste jashtë kishave dhe tregjeve në zonën e Harilaou dhe Kato Toumpa.

Oficerët e policisë pas një hetimi metodik arritën që të identifikonin një person, i cili është përfshirë në grabitje të shumta ndaj të moshuarave. 26-vjeçari akuzohet për 29 grabitje në rrugë. Mësohet se nga qershori 2020, shqiptari, duke lëvizur në zonat e Harilaou dhe Kato Toumba, kishte si synim gratë e moshuara që ktheheshin nga kisha apo dhe nga tregjet, ndërsa i sulmonte ato në rrugë ku nuk kishte shumë lëvizje dhe i grabiste ato.

Përmes vjedhjeve i riu ka arritur të sigurojë një shumë totale prej 2100 euro, karta bankare, ar e bizhuteri, celularë dhe dokumentet e tyre personale, ndërsa në kontrollin e kryer në shtëpinë e tij në zonën e Faliros, u gjetën shumë sende të vjedhura me vlerë. I arrestuari është dërguar në paraburgim, në pritje të masës së sigurisë.

Të fundit

Partizani kampion pa lavdi, Tirana ndihet e vjedhur por hesht

Është mbyllur me shumë polemika Kapionati Shqiptar i elitës së futbollit, ku Partizani u shpall kampion, ndonëse me pikë...

Sot provimi i parë i Maturës Shtetërore, risitë e këtij viti

Sot, 1 qershor, zhvillohet provimi i parë i maturës shtetërore. Rreth 30 mijë maturantë në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen sot provimit të parë,...

Historiku/ 1 Qershori, dita kur fëmijët gëzojnë në të gjithë botën

Dita e Fëmijëve shënohet me 1 qershor në mbarë botën. Por cili është historiku prapa kësaj dite? Fëmijët e të gjitha moshave kërkojnë, që...

Tensionet në veri/ Tubime në Mal të Zi në mbështetje të serbëve në Kosovë

Në shenjë mbështetjeje për serbët në Kosovë, disa qindra qytetarë u mblodhën mbrëmjen e së mërkurës para një kishe në Podgoricë të Malit të...

Në gjithë Evropën, e djathta ekstreme po rritet, duket normale por është e frikshme

Austria, Franca, Gjermania, Suedia dhe tani Spanja – muri i zjarrit midis rrjedhës kryesore dhe të djathtës ekstreme po shkatërrohet Nga Owen Jones Normalizimi është procesi...

Lajme të tjera

Web TV