Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Situata në Mitrovicë/ Prag konflikti, Kosova dhe Shqipëria në alarm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Situata në Veri të Kosovës po përkeqësohet pas dërgimit të trupave ushtarake serbe në kufi dhe incidenteve të shumta kundër KFOR-it dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës. Disa politikanë në Shqipëri kanë ngritur alarmin se duhet tëmblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare por edhe të bashkërendohet puna diplomatike me Kosovën për të zbehur agresionin serb në Mitrovicë.

Situata në Veri të Kosovës është kthyer në shqetësuese jo vetëm për Kosovën, por edhe për Shqipërinë. Shtimi i incidenteve si dhe rritja e gadishmërisë së Serbisë në Mitrovicë po kthehet në një shpresë të rrezikshme siç e quaj Pandeli Majko.Por për Fatmir Mediun duhet të mblidhet menjëherë në Shqipëri Këshilli i Sigurisë. Ish-ministri Pandeli Majko iu është bashkuar komenteve sa i takon tensioneve në Veri të Kosovës.Përmes një reagimi në ‘Facebook’ Majko paralajmëron se shpresa në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë është bërë e rrezikshme. “Në kufirin midis Kosovës dhe Serbisë, shpresa është bërë e rrezikshme.Vendimet e vështira janë afër.Guximi sot, nuk ka të bëjë me njerzit që humb, por me ata që shpëton”, shkruan Pandeli Majko. Ky i fundit ka qenë edhe kryeministër në vitin 1999 kur Serbia hyri në Kosovë.

Reagimi i Mediut

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka folur mbi situatën në veri të Kosovës teksa ka thënë se në këtë rast Shqipëria duhet të thërrasë Këshillin e Sigurisë në mënyrë që të vendosë në lëvizje institucionet në lidhje me këtë ngjarje.Ai deklaroi se presidenti serb Vuçiç sot po kërkon të imponojë zhvillimet në Kosovë, ndërsa shtoi më tej se Serbia po përdor të njëjtën narrativë si Rusia në Ukrainë. Sipas tij Rusia po kërkon të krijojë zona të reja konflikti për të shkëputur vëmendjen nga ajo që po ndodh në Ukrainë duke tentuar të krijojë konflikte në Ballkan. Mediu shtoi se Shqipëria nuk e ka kuptuar akoma rolin që ka brenda NATO-s, ndërsa shtoi se nuk ka një politikë të koordinuar duke u kthyer në një republikë kryeministrore sjellje që sipas tij duhet ndryshuar.“Gjëja e parë që më shqetëson është a është Shqipëria vend që funksionon në bazë të institucioneve apo jo, në këtë situatë duhet të thërritet këshilli i sigurisë edhe pse nuk ka ndonjë funksion, por nga ana kushtetuese do duhet të ndodhë. Kjo mbledhje do vendoste në lëvizje institucionet në vend në lidhje me situatën, jemi i vetmi vend i NATO-s që nuk kemi një agjenci të sigurimit në vend. Unë mendoj se ne si Shqipëri kemi një detyrim jo vetëm për Kosovën, por për shkeljen e interesave të NATO-s. Për të parë se si rajoni konsiderohet vatër e mundshme konflikti Shqipëria duhet ta përcjellë këtë shqetësim. Po ashtu Shqipëria konsiderohet si faktor i rëndësishëm në rajon, por si mund të jemi pa koordinuar qëndrimet me vendet e tjera të rajonit si Kroacia, Sllovenia, etj. Ajo që po ndodh në Kosovë është një histori e hershme, nuk është diçka e re. Sot Vuçiç kërkon të imponojë zhvillimet në Kosovë, narrativa që përdor Serbia është e njëjta që ka ndodhur dhe në Ukrainë. Rusia kërkon të krijojë zona të reja konflikti për të shkëputur vëmendjen nga ajo që po ndodh në Ukrainë”, ka thënë Mediu. Sipas tij, Shqipëria si vend anëtar i NATO-s duhet të marrë përgjegjësi. “Shqipëria nuk ka kuptuar pse është vend anëtar i NATO-s, nuk e ka kuptuar akoma rolin që ka brenda kësaj aleance. Nuk ka një politikë të koordinuar, jemi një republikë kryeministrore tani, duhet ta ndryshojmë këtë sjellje. Duhet të kuptojmë që si vend i vogël e kemi të rëndësishme të dimë ku jemi në gjeopolitikën lokale dhe globale. Sot prezenca e Rusisë në Ballkan është kudo, Kina po ashtu me influencat e veta. Serbia po përpiqet të zgjerojë konfliktin, po shohim tendencën jo vetëm të armatosjes, por për t’u shkëputur nga Bosnja. Debatet në Malin e Zi janë po ashtu të nxitura nga ana e Serbisë. Ajo që më shqetëson është se ne presim çfarë do bëjë KFOR, BE apo SHBA, por harrojmë që pjesa tjetër është e lidhur me Rusinë dhe Kinën. Jo gjithmonë ne duhet të presim, nëse sot ka barrikada, ndërhyrja e trupave serbë mund të shkaktojë përshkallëzim të konfliktit. Ne e kemi marrë të mirëqenë marrëveshjen tonë me SHBA-në, por Serbia ka ndikim më të madh në rajon se ne. Ne nuk kemi bërë të qartë përballë BE-së se kush janë organizatorët e krimeve që ndodhën në Kosovë. Tani kemi ata që kanë bërë persekutimin duke drejtuar politikën në Serbi dhe ata që u mbrojtën në Hagë”, tha Mediu. Sipas ish ministrit të Mbrojtjes, Serbia nuk ka ndonjë kërcënim, ata vetë janë faktor kërcënues. “Atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ishte një sulm i menduar për të ndaluar anëtarësimin e tyre në NATO, janë interesa të drejtpërdrejta të Serbisë dhe Rusisë. Ajo që na shqetëson ne është qëndrimi i presidentit malazez që ka thënë se ka një ndërtim politik nga Serbia për të zhdukur nga harta Kosovën dhe Malin e Zi. Kroacia po ashtu e ka ngritur shqetësimin për armatosjen e Serbisë, a bën të mendojmë që Serbia po përgatitet për të krijuar”, tha ai.

Lexo edhe :  Rënia e Murit, të Berlinit dhe... Tiranës/ nga Leonard Veizi

Reagimi i Ilir Metës

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka folur edhe një herë për situatën në Veri të Kosovës. Sipas tij, kërcënimi i vetëm për qytetarët në veri të Kosovës, janë bandat e konsoliduara prej kohësh. “Përgjegjësia është e Beogradit që i mban gjallë dhe i aktivizon, dhe përpiqen të dekurajonë qytetarët e Kosovës. Qytetarët serb në Kosovë gëzojnë të drejta, që s’do i kushtoheshin në Serbi.Nuk është betejë e Beogradit për të drejtat e tyre, por vazhdimi i politikave të vjetra të Millosheviçit dhe një shërbim që i bëhet regjimit të Rusisë për të krijuar vatra tensioni për të shpërndarë vëmendjen ndaj krimeve që po ndodhin në Ukrainë”, u shpreh Meta, teksa theksoi se një përgjegjësi për këto tensione rëndojnë edhe mbi Kryeministrin Rama i cili sipas kreut të Partisë së Lirisë, në shumicën e rasteve ka qenë shoqërues i Presidentit serb Aleksandër Vuçiç në iniciativa për t’i dhënë prioritet Serbisë në dominimin në rajon.“Ka përgjegjësi dhe Rama se ka qenë në shumicën e rasteve një shoqërues i presidentit serb në iniciativat e tij për ti dhënë prioritet Serbisë në dominimin në rajon që është në kundërshtim me frymën e bashkëpunimit që kërkon integrimi. Nuk i kanë shërbyer as forcimit të pozitës së Kosovës duke e vendosur në trysni, për të ndihmuar Serbinë për tu dukur si vend konstruktiv dhe për të ekspozuar Kosovën si një vend që nuk do bashkëpunim.Serbia me këtë lidership që ka nuk do jetë e gatshme të bëjë atë zgjidhje që premtoi kur nisën negociatat dhe kur nisi dialogu me Kosovën, i shfrytëzoi për të marrë sa më shumë para nga BE”, theksoi Meta.

Të fundit

Paralajmëron sinoptikania:Shqipëria të marrë masa do ndodhë ajo që s’ka ndodhur në 5 vite

Në një lidhje me skype në studion e lajmeve në “Ora News”, sinoptikania e njohur Anira Gjoni, solli parashikimet...

Mevlani së shpejti baba, ish-partnerja bën deklaratën shokuese: Një natë para se…

Në spektaklin e djeshëm të ‘BBVK’, një prej konkurrentëve mori një surprizë tepër të bukur nga partnerja e tij. Bëhet fjalë për Mevlan Shaban,...

Skema, si rritet masa e pensionit për çdo vit pune! (KUSH PËRFITON)

Mijëra profesionistë në Shqipëri vijojnë ende të punojnë, ndonëse mbushin moshën dhe kanë vitet e punës për të përfituar pension pleqërie, zgjedhin ende të...

Elton Ilirjani: “Shqipëria është një vend i pasigurt për mua ndaj lëviz me truproja”

Biznesmeni Elton Ilirjani  ka qenë i ftuar në emisionin Opinion mbrëmjen e djeshme, ku ka folur për jetën dhe karrierën e tij, sidomos sukseset...

Moti i keq do të godasë Shqipërinë/ Nga e enjtja nisin shirat…

Drejtoria e përgjithshme e Emergjencave civile u ka dërguar një mesazh bashkive të vendit, duke i kërkuar të marrin masa paraprake, para nisjes së...

Lajme të tjera

Web TV