Tensionet në veri/ Qeveria shqiptare: Të hiqen barrikadat, minojnë të ardhmen e rajonit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tensionet në veri të Kosovës mund të zgjidhen vetëm me dialog. Ky ka qenë reagimi i qeverisë shqiptare për përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës. Ministrja e Punëve të Jashtme dhe të Evropës, Xhaçka shkruan se mes ushtrive të Kosovës dhe Serbisë nuk do të ketë konflikt i armatosur pasi rrezikon gjithë rajonin. Ministrja u shpreh dy liderët duhet të ulen dhe të bisedojnë me SHBA dhe BE-në për të gjetur zgjidhjen pasi çdo “udhë” tjetër është e destinuar të dështojë. Reagimin e saj e mbështeti edhe kreu i qeverisë Edi Rama i cili e ripublikoi në rrjetin e tij social Tëitter.

“As ushtria serbe nuk do të hyjë në “Kosovë”, as ushtria e Kosovës nuk do të hyjë në ndonjë konflikt të armatosur! E gjitha ka të bëjë me një shfaqje të politikës së brendshme dhe nuk ka të bëjë fare me interesat e njerëzve të zakonshëm. Kjo është jashtëzakonisht e rrezikshme dhe duhet të ndalet për hir të gjithë rajonit tonë.

Serbia duhet të ndalojë së mbështeturi me arsyetime të pajustifikueshme ngritjen e barrikadave në veri të Kosovës dhe më në fund të kuptojë se e ashtuquajtura “Kosova&Metohija” ka ikur. Përgjithmonë! Barrikadat nuk mbrojnë asnjë serb në Kosovë, ato vetëm minojnë të ardhmen tonë të përbashkët.

Shqiptarët dhe serbët janë dy kombet më të mëdhenj të këtij rajoni dhe ata janë “dënuar” për të gjetur një rrugë të qëndrueshme drejt një të ardhmeje të përbashkët.

Ne u bëjmë thirrje të dy liderëve të ulen dhe të bisedojnë dhe ne i bëjmë thirrje BE-së/SHBA-së që të insistojnë në të. Çdo gjë tjetër përveç dialogut është e dënuar të dështojë. Mjerisht.”- shkroi Xhaçka.

Lexo edhe :  Rama: Shqipëria e para në rajon për integritetin e prokurimeve publike

Ky ka qenë reagimi i dytë nga qeveria shqiptare për tensionet në veri të Kosovës. Edhe ditën e djeshme, Xhaçka u shpreh se barrikadat në veri nuk janë vendosur nga revolta e popullatës serbe por nga grupet kriminale. Në përgjigje të saj ka reaguar edhe homologu i saj serb, Daçiç i cili e ka cilësuar si provokim. Ministri i jashtëm serb u shpreh se Xhaçka po ‘shton’ provokimet e mëtejshme duke inkurajuar Albin Kurtin. Ditën e sotme është liruar edhe ish polici serb Dejan Pantiç. Ky i fundit ka qenë edhe një ndër elementët që ka shtuar tensionet në veri.

Për përshakëllëzimin e tensioneve kanë reaguar Departamenti amerikan i Shtetit ku thotë se SHBA-ja dhe BE-ja janë duke punuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandat Vuçiç, për të gjetur një zgjidhje politike që të ulen tensionet në veri të Kosovës.

Barrikadat nisën që prej datës 10 dhjetor, ende nuk dihet nëse kjo është revoltë e grupeve të qytetarëve serb apo e grupeve kriminale të dirigjuar nga Aleksandër Vuçiç. Nisur nga këto kufizime në veri, deklaratat politike të dy liderëve në Kosovë e Serbi nuk kanë qenë të qeta, madje qysh prej kohës kur janë vendosur, barrikadat dhe kufizimet janë shtuar.

Të fundit

Nuk përmbahet dot më/ Çfarë ndodhi gjatë natës mes Eglit dhe Gjestit? (Video)

Gjesti ka si detyrë nga Vëllai i Madh që për dy javë të qëndrojë në krevat me Rizartën, pasi...

“Shoqja jonë më e dashur, FITORJA”/ Rama: Vdesim dhe nuk i ndahemi…

Në mbledhjen e zhvilluar me asambletë e degëve të PS në Tiranë, kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e fitores në zgjedhjet që do të...

Peleshi i përgjigjet Bardhit: Sherret që keni në Primaret e PD mos i sillni në Parlament

Kreu i grupit parlamentar të PS iu përgjigj akuzave të Gazment Bardhit, në lidhje me akuzat për dëgjesën me rektorin e Universitetit Bujqësor të Kamëz, Fatbardh Sallaku. Niko...

Skemë e re e kualifikimit të mësuesve/ Manastirliu: Gati testimi i informatizuar

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, zhvilloi sot një takim në Qendrën e Shërbimeve Arsimore, ku do të nisë së shpejti testimi i...

Balla e Berisha “përplasen” në Kuvend. Kreu i PD i lexon dosjen: Tao, Tao…

Gjatë seancës së sotme në parlament ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, u përfshi në debat me kryetarin e Partisë Demokratike,...

Lajme të tjera

Web TV