Bayern Munichu udhëheq renditjen e UEFA-s për skuadrat më të mira në sezonin 2022/23, ndërsa top 10 e renditjes mbyllet me Tottenham Hotspur.
Koeficientet e sezonit për klubet bazohen në rezultatet e klubeve që marrin pjesë në Ligën e Kampionëve të sezonit aktual, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës.
Tabela, e kombinuar me atë të katër sezoneve të mëparshme, përcakton vendin për secilin klub në të gjitha shortet e garave të UEFA-s.
Duke pasur parasysh ecurinë e skuadrave, UEFA ka publikuar renditjen e dhjetë skuadrave më të mira aktualisht.
Në vend të parë është Bayern Munich dhe i dyti Liverpooli, ndërsa podiumin e kompleton Napoli, i cili është klubi i vetëm italian në top 10.
Në pozitën e katërt renditet Benfica, i pesti Paris Saint-Germain, Manchester City i gjashti, ndërsa pas tyre vijnë Chelsea, Real Madridi, Porto dhe Tottenahm Hotspur.
Klube tjera të mëdha si Barcelona, Milan, Interi, Juventusi dhe Manchester Unitedi gjenden më poshtë në renditje.
Top 10 e renditjes të UEFA-s për sezonin 2022-2023:
1 – Bayern Munich
2 – Liverpool
3 – Napoli
4 – Benfica
5 – Paris Saint-Germain
6 – Manchester City
7 – Chelsea
8 – Real Madrid
9 – Porto
10 – Tottenham Hotspur