Policia e Shtetit uron Vitin e Ri: Do jemi pranë jush edhe natën e ndërrimit të viteve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Shtetit uron të gjithë shqiptarët për Vitin e Ri 2023. Festa e ndërrimit të viteve konsiderohet si një mundësi e veçantë për efektivët, për të qenë më pranë qytetarëve dhe për të zbatuar ligjin, shoqëruar me një buzëqeshje dhe urim të përzemërt.

Policia e Shtetit ju uron Gëzuar Vitin e Ri 2023!

“Misioni i Policisë së Shtetit, qendra e aspiratave, dëshirave dhe synimeve të mijëra djemve dhe vajzave, burrave dhe grave, është një mision i pakohë që përbën arterien kryesore të funksionimit të shtetit, çdo ditë të çdo viti.

Festa e ndërrimit të viteve është një mundësi e veçantë për punonjësit e Policisë së Shtetit, për të qenë më pranë qytetarëve dhe për të zbatuar ligjin, bashkëshoqëruar me një këshillë, një buzëqeshje dhe një urim të përzemërt.

Edhe sot, njësoj si dje, njësoj si nesër, punonjësit e Policisë janë në çdo skaj të vendit; në portat hyrëse, për t’ju përcjellë mikpritje dhe besueshmëri; në çdo aks rrugor, për të garantuar që ju të udhëtoni të sigurt e për t’ju orientuar që së bashku, të kontribuojmë për sigurinë rrugore, në çdo shesh dhe pranë ambienteve ku keni shtruar tryezat e festës, si bashkatdhetarë, si miq dhe si familjarë, të cilët sot do të shkëmbejnë të parët me qytetarët, urimet, qëllimet për të ardhmen dhe dëshirat për prosperitet, siguri dhe mirëqenie.

Viti 2022 ka qenë një vit sfidash dhe arritjesh, vit i cili na ka dhënë mundësinë që si njerëz dhe si profesionistë, të ridimensionohemi, të shohim e të bëjmë përpara, si dhe të nxjerrim mesime dhe refleksione që do e bëjnë këtë vit të ri, vit më të mirë dhe më intensiv, në drejtim të bashkëpunimit me qytetarët dhe me partnerët.

Policia e Shtetit ju uron Gëzuar Vitin e Ri 2023! Një vit të mbarë, të shëndetshëm dhe të begatë për të gjitha familjet shqiptare, brenda dhe jashtë vendit. Me mbështetjen dhe besimin tuaj, viti i ri që po troket në shtëpinë dhe në jetën e gjithsecilit, do jetë padyshim një vit më i sigurt.

Së bashku për më të mirën! Gëzuar!”

Të fundit

Apeli i GJKKO lë në burg Fredi Belerin! Detyrim paraqitje për Kokaveshin

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit për masë më të lehtë siguri, duke lënë në fuqi...

BE i alokon Shqipërisë 72 milionë euro si pjesë të Paketës së Mbështetjes

Bashkimi Evropian i ka transferuar 72 milionë euro Qeverisë së Shqipërisë si pjesë e mbështetjes së BE-së për të përballuar pasojat socio-ekonomike të krizës...

Rama takohet me Vuçiç, diskutojnë për tensionet në veri

Situata në veri të Kosovës është një ndër temat kryesore në samitin e dytë të Komunitetit Politik Evropian (EPC) që po mbahet sot në...

Vrau 12 vite më parë Ilir Rexhepin, Mihal Toshi meret i pandehur, e tradhtoi ADN

Elton Qyno Mihal alias Mirgen Toshi, wshtw marw i pandehur pwr njw vrasje tw kryer 12 vite mw parw nw Elbasan. Ndaj Toshit wshtw ngritur akuza...

Inteligjenca artificiale që zbuloi një antibiotik të ri, në dy orë

Një AI i MIT gjeti mes 7000 ilaçeve të reja potenciale një antibiotik efektiv kundër Acinetobacter Baumannii, një superbakter spitalor. Një inteligjencë artificiale e zhvilluar...

Lajme të tjera

Web TV