Presidenti rus Vladimir Putin u shfaq tejet agresiv në një video-mesazh në kuadër të Vitit të Ri drejtuar qytetarëve rusë, teksa akuzoi Perëndimin se ka përdorur Ukrainën kundër kombit të tij.
Ai nuk tregoi asnjë prirje për kompromis mbi Ukrainën duke pretenduar se ka marrë ‘vendime të nevojshme’ për konfliktin ushtarak katastrofik që ka çuar në rreth 100,000 vdekje nga ana e tij.
Në mesazhin e tij ai pretendoi përsëri se ai po përballej me nazistët në Ukrainë dhe se Perëndimi donte ta përdorte Ukrainën si një mjet për të shkatërruar Rusinë.
“2022 ishte një vit vendimesh të vështira, të nevojshme, hapat më të rëndësishëm drejt fitimit të sovranitetit të plotë të Federatës Ruse dhe konsolidimit të fuqishëm të shoqërisë. Ky vit ka vendosur qartë çdo gjë në vendin e vet, ka ndarë guximin dhe heroizmin nga tradhtia dhe frika”, tha ai.