Nuk ka paqe për Ukrainën edhe në fundvit, raportohet për disa bombardime në Kiev

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Disa shpërthime janë raportuar në kryeqytetin ukrainas, Kiev, më 31 dhjetor, në këtë ditë të fundit të 2022-shit teksa sirenat për sulme ajrore janë lëshuar në mbarë vendin. Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, përmes një postimi në Telegram, konfirmoi se shpërthimet janë dëgjuar në qytet.

Më pas ai specifikoi se një nga shpërthimet ka ndodhur midis ndërtesave të banimit në qarkun Solomiansk të Kievit. Nuk ka detaje të tjera për shpërthimet, edhe pse ka pasur raportime se mbrojtje ajrore ukrainase është aktivizuar. Sulmet e reja vijnë vetëm një ditë pasi Kievi u godit nga dronët e lëshuar nga Rusia në kryeqytetin ukrainas dhe në qytete të tjera.

Sipas Klitschko, Kievi u godit nga shtatë dronë, dy prej të cilëve “u rrëzuan me t’iu afruar kryeqytetit”, ndërkaq pesë të tjerë u penguan teksa po fluturonin mbi qytet. Nga këto sulme nuk është raportuar për viktima.

Këto raportime vijnë në kohën kur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në adresimin e tij gjatë natës së premte, tha se Rusia nuk e ka braktisur planin e saj për marrjen e kontrollit të rajonit të Donjeckut. Ai paralajmëroi ukrainasit se në Vitin e Ri mund të ketë sulme në mbarë vendin.

“Ndoshta armiku sërish do të tentojë të na detyrojë që ta festojmë Vitin e Ri në errësirë. Ndoshta okupuesit po planifikojnë që të na bëjnë të vuajmë, duke kryer sulme ndaj qyteteve tona. Por, pavarësisht planeve të tyre, ne dimë një gjë për veten tonë: ne do të mbijetojmë. Do t’i dëbojmë, nuk kam asnjë dyshim”, tha ai.

Ndërkaq, gjatë adresimit të tij për Vitin e Ri, presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi më 31 dhjetor se “e drejta morale dhe historike” është në anën e Rusisë, teksa shtetet perëndimore kanë dënuar pushtimin e paprovokuar rus të Ukrainës.

Të fundit

Plas debati i ashpër mes Robertit dhe Albanos: Do t’a zbulosh sa burrë jam?

Robert Aliaj, pas hyrjes së tij në fermë ka krijuar debate me fermerët, një prej të cilëve është edhe...

Votoi rezolutën e Srebrenicës, Vuçiç reagon ashpër: Maqedonia e Veriut më goditi fort

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se e kishte të vështirë të duronte faktin që Maqedonia votoi për rezolutën e Kombeve të Bashkuara për shpalljen...

Bëni gati shamitë, finalistët e ‘BBV’ do takohen sonte me këto persona

Surprizat për banorët finalistë të ‘Big Brother VIP Albania 3’ do të na bëjnë të lotojmë. Themi këtë, pasi burime për ‘Iconstyle’ bëjnë të...

Putin: Rusia duhet të jetë gjithmonë një hap përpara armikut

Rusia duhet të jetë gjithmonë një hap përpara armikut për të garantuar fitoren, tha këtë të shtunë presidenti rus Vladimir Putin, duke hapur një...

Breshëri i pabesueshëm në Torino vesh me akull qytetin në fund të majit

Torino në veri të Italisë u godit dje nga një stuhi e papritur breshëri që solli gjithashtu rreth 80 mm shi dhe veshi rrugët...

Lajme të tjera

Web TV