Real Madrid kërkon një zëvendësues të Benzemas dhe hedh sytë nga talenti i ligës franceze

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Real Madridi është në kërkim të një sulmuesi qendror në afatin kalimtar të janarit.

Los Blancos pritet të largojnë këtë merkato sulmuesin Mariano Diaz dhe Karim Benzema ka nevojë për një rezervë.

Sulmuesi kanadez, Jonathan David është njëri nga emrat e pëlqyer në kryeqytetin spanjoll dhe për transferimin e tij ka dhënë dritën jeshile edhe trajneri Carlo Ancelotti.

Trajneri italian e pëlqen lojën e kanadezit i cili është mjaftë i rrezikshëm në zonë dhe kërkon ta ketë nën urdhrat e tij qysh në afatin kalimtar të janarit.

22-vjeçari ka dy vite që shkëlqen me klubin francez Lille, derisa ka zgjuar interesimin e top klubeve evropiane si Chelsea, Bayern Munich, PSG e së fundmi Real Madrid.

Marca ka raportuar se kontaktet e para mes dy klubeve kanë filluar.

Lille e vlerëson shumë yllin e tyre dhe për ta lënë

të lirë synojnë të fitojnë së paku 60 milionë euro.

Megjithatë, vet kanadezi javë më parë deklaroi se tani është i gatshëm për ta bërë një hap para në karrierë dhe për të nënshkruar me një klub të madh.

Të fundit

Një tjetër kryebashkiak socialist pritet të gjykohet nga GJKKO, ja për çfarë akuzohet

Në seancen e sotme SPAK mbajti qëndrimin që dosja në ngarkim të zyrtarit të lartë të qendojë në Gjykatën...

Vrau me thikë bashkëjetuesen dhe u largua / Apeli lë në burgim të përjetshëm Ramiz Micin

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë: Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit...

600 mijë euro për të prezantuar BBV? Arbana përgjigjet pas largimit nga Topi

Ish-moderatorja e Big Brother VIP Albania, Arbana Osmani, ka vendosur të ndajë mendimet e saj të qëndrueshme rreth çështjeve shumë të përfolura në media...

3 shenjat e horoskopit që e lëshojnë dorën thuajse gjithnjë me miqtë për para borxh

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

‘Ethet e Dengës’?/ OBSH ngre alarmin: Sëmundje virale, ka shënuar shifra rekord këtë vit

Epidemia e Etheve të Dengës po përhapet me shpejtësi në Karaibe dhe Amerikën latine, duke shënuar shifra record nga fillimi i vitit deri tani....

Lajme të tjera

Web TV