“E prita me lot gëzimi”, Bujar Qamili kujton momentin më të rëndësishëm të vitit 2022

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtari Bujar Qamili  ka kujtuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan  një nga momentet më të rëndësishme për të në vitin që lamë pas, pikërisht dekorimin e tij nga Presidenti me titullin “Nder i Kombit”. Ai është shprehur se ky moment ka qenë aq i veçantë për të saqë i kanë dalë edhe lot gëzimi.

Rudina Magjistari: Si e kujton si moment?

Bujar Qamili: Unë tani në momentin që më morën në telefon nga Presidenca dhe më thanë që zoti Qamili, Presidenti i Republikës sapo firmosi dekretin për të dhënë titullin më të lartë “Nderi i Kombit”.  Imagjinoi tani, çdo artist si e  ndien veten në ato momente. Janë ata që rrallë dalin, janë lotët e gëzimit u përgatita shpirtërisht me disa miq të mitë dhe familja.

Rudina Magjistari: Ç’domethënë u përgatite shpirtërisht?

Bujar Qamili: U përgatita shpirtërisht, e duke ecur rrugës thoshim inshallah s’ka  trafik e s’po vonohemi. Inshallah po shkojmë në orar, se në Presidencë minutat janë të prera me thikë. Të them të drejtën një emocion i jashtëzakonshëm në momentin kur u lexua CV-ja dhe kur Presidenti më vuri dekoratën. Kënaqësi jashtëzakonisht e madhe. Ia uroj të gjithë artistëve kush e meriton!

Të fundit

Shqiptarët të fiksuar me “Mercedes”, Durrësi kryeson numrin e autoveturave

Dy markat e makinave që dominojnë në Shqipëri ende vijojnë të mbeten gjermanet Volkswagen dhe Mercedes Benz. Instituti i Statistikave...

Trump paralajmëron Iranin: Mund t’ju godasim sërish nëse është e nevojshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se SHBA mund të sulmojnë përsëri objektet bërthamore të Iranit, nëse situata e kërkon një...

1974 – Shembja e juntës ushtarake në Greqi dhe fillimi i epokës së Metapolitefsi

Pas shtatë vjetësh diktaturë ushtarake (1967–1974), regjimi i kolonelëve në Greqi u shemb në korrikun e vitit 1974, pas një krize të thellë politike...

Horoskopi ditor, 23 Korrik 2025

Dashi Jeta juaj ne çift do ketë disa pengesa te vogla gjate kësaj dite. Nuk do ndiheni mire ne krahët e atij qe keni ne...

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit për lirimin e hapësirave publike,...

Lajme të tjera

Web TV