FOTO-Temperatura të pazakonta në mes të dimrit/ Qytetarët në Vlorë nisin plazhin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Temperaturat e larta të këtij fillim viti kanë bërë që qytetarë të ‘guximshëm’ në Vlorë të shijojnë detin në mes të dimrit.

Ata nuk i kanë rezistuar motit me diell ndërsa janë futur dhe në ujë, duke marrë rreze dhe bërë plazh.

Sipas Shërbimit Meterologjik, java e parë e janarit ka nisur nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që orët e para të së hënë të sjellin dominim të kthjellimeve dhe vranësira të pakta në zonat malore. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira edhe në ultësirën perëndimore. Megjithatë nuk pritet të kemi reshje, edhe pse në zonat malore do të kemi shtim të vranësirave.

Për sa u përket temperaturave të ajrit, do të mbeten të larta në fillim të janarit duke bërë që temperaturat minimale të luhaten në vlerat dy deri në tre gradë celcius, ndërsa temperaturat maksimale parashikohet që të arrijnë deri në 17 gradë celcius, vlera dy gradë më të larta nga temperaturat normale.

Të fundit

Protesta e Rithemelimit në Bashkinë e Tiranës, reagon OSBE: Dënojmë aktet e dhunës

Në lidhje me protestën e sotme (19 prill) të opozitës para Bashkisë së Tiranës, ka reaguar edhe Prezenca e...

“Ka lindur për televizion”, menaxheri italian zbulon “të pathënat” e jetës së Heidit

Në një lidhje direkte mëngjesin e sotëm në “wake Up” ka qenë menaxheri italian i Heidit Daniele Fortuzzi i cili ka folur më shumë...

Ushqehemi me importe, rritje me 70% e frutave e zarzavateve në 3-mujor

Tani kur sezoni i parë i serrave në vendin tonë është në kulmin e tij, tregu vendas po furnizohet në masë nga importet. Të dhënat...

Molotovopartia

Nga Artur Ajazi Sërish me molotov. Sërish me dhunë, sërish me provokime, me parrulla dhe presione ndaj uniformave të shtetit, ndaj institucioneve, ndaj organeve të...

Protesta e Rithemelimit pranë Bashkisë, reagon Ambasada Amerikane: Dënojmë aktet e dhunës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka dënuar aktet e dhunshme të kryera nga opozita gjatë protestës së kësaj të premteje. Ajo...

Lajme të tjera

Web TV