Në 2023 ekonomia do të ngadalësojë/ FMN: Shqipëria të rritet vetëm me 2 për qind

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekonomia shqiptare do të ngadalësohet ndjeshëm në vitin 2023. Kriza globale e çmimeve dhe presionet inflacioniste mbeten rreziqet kryesore duke bërë që si qeveria ashtu edhe organizmat ndërkombëtare të kenë projeksione më pesimiste për ecurinë e ekonomisë.

Parashikimin më konservator e bën Fondi Monetar Ndërkombëtar sipas të cilit ekonomia shqiptare do të rritet me vetëm 2% në vitin 2023, më e ulëta sipas tij në rajon.

Ndikimi i luftës në Ukrainë, rritja e çmimit të energjisë dhe ngadalësimi i rritjes ekonomike botërore shihen si faktorët kryesorë edhe nga Banka Botërore që pritet të ngadalësojnë edhe ritmet e rritjes ekonomike të vendit tonë.

Në vlerësimet e saj të fundit, Shqipëria pritet të ketë rritjen e prodhimit të brendshëm bruto 2.3% për vitin 2023, nga 3.2% të pritshëm në 2022 ndikuar nga ecuria mjaft pozitive e turizmit.  Thuajse në të njëjtat nivele e parashikon edhe Banka e Shqipërisë rritjen ekonomike për 2023, në 2.4% ndërsa evidenton inflacionin e lartë si rrezikun kryesor të ekonomisë.

Më optimiste ndërkohë është qeveria që në skenarët e  saj më negativë pret që në vitin 2023 ekonomia të zgjerohet me vetëm  2.6%, dukshëm me rënie krahasuar me pritshmëritë e vitit 2022 në 3.7%.

Të fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e këngëtarit të ndjerë Dr. Flori. Ja ku ndodhet

Një lajmi mirë vjen nga mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku u vendos se një shesh në Tiranë...

Një zakon i thjeshtë i përditshëm që mund të përmirësojë kujtesën

Studiuesit shikuan se cilat zakone të përditshme mund të përmirësojnë kujtesën tonë dhe dolën me një shumë të thjeshtë dhe të lehtë. Përveç fjalëkryqeve dhe...

Heidi dhe Romeo shkëmbejnë puthje pasionante në lavanderi

Romeo dhe Heidi duket se kanë bërë paqe me njëri-tjetrin dhe të kaluarën e kanë lënë pas. Teksa mbrëmjen e djeshme dyshja është parë...

SPAK arreston disa zyrtarë të Bashkisë së Tiranës

Disa drejtorë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të SPAK. Midis të arrestuarve, është Mariglen Qato dhe Redi...

Ky model flokësh do të bëjë “namin” këtë sezon pranverë-verë

Ka një vend të veçantë në zemrat tona për modelet e flokëve që janë të lehta dhe të shpejta, pa mundim, duken sikur kemi...

Lajme të tjera

Web TV