VIDEO/ Ronaldo prezantohet në mënyrë spektakolare: “Ky nuk është fundi i karrierës sime”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është dita e prezantimit të Cristiano Ronaldos. “Ylli” Portugez, para se të prezantohej para rreth 30 mijë njerëzve që kishin mbushur stadiumin “Mrsool Park”, dha një konferencë për shtypin, ku theksoi se kishte një mundësi të artë për të dhënë ndihmën e tij te Al Nassr jo vetëm në fushën e blertë.

“Jam shumë krenar për këtë vendim. Përvoja ime në Evropë ka përfunduar, kam luajtur në klubet më të mira, tani është një sfidë e re. Jam shumë i lumtur me mundësinë që po më jep Al Nassr. Kam mbështetjen e familjes time dhe vlerësoj gjithçka që ata kanë bërë për mua. Është një mundësi e shkëlqyer për mua, jo vetëm në aspektin futbollistik, por edhe të mund të ndryshoj mentalitet. Kisha shumë klube në Evropë që u përpoqën të nënshkruanin me mua, në Brazil, Australi, Shtetet e Bashkuara, madje edhe në Portugali. Por për mua kjo është një mundësi e shkëlqyer për të ndihmuar me gjithë përvojën time, vizionin tim.”

CR7 ishte i prerë kur u ngacmua për faktin se kishte braktisur futbollin elitar pasi ndien se është në fundin e karrierës.

“Nuk është fundi i karrierës sime, nuk jam i shqetësuar për atë që mendojnë njerëzit. Jam shumë i lumtur dhe e di që ky kampionat është shumë konkurrues. Nëse mund të luaj nesër, edhe më mirë, unë jam këtu për të shijuar futbollin dhe njerëzit gjithashtu. Unë jam një lojtar unik, kam shumë rekorde, nëse do të mund të bëj më shumë këtu, do të jem shumë i lumtur. Kam ardhur këtu për të fituar dhe për të qenë pjesë e kulturës së vendit. Dua t’i bëj njerëzit të buzëqeshin me futboll të mirë.”

Lexo edhe :  EURO 2024, Superkompjuteri zbulon shanset dhe pretendentët kryesorë

Mësohet se vetëm 48 orë pas zyrtarizimit të nënshkrimit të portugezit me Al Nassr, në Arabinë Saudite janë shitur rreth 2 milionë fanella me emrin e tij.

Të fundit

3 pyetjet që duhet t’i bëni vetes përpara se të divorcoheni

Kur ndiheni të pakënaqur në martesën tuaj, me siguri që pyesni veten: “A duhet të divorcohem?” Ndjenjat për partnerin/en,...

“Voyage Privé”: Shqipëria, zbuloni thesarin e fshehur të Mesdheut

Dëshironi të bëni zbulime të reja? Magjepsuni nga pasuritë historike dhe kulturore të Shqipërisë, shkruan revista franceze e udhëtimeve “Voyage Privé”. Eksploroni peizazhet e saj...

Të dielën ndryshon ora, akrepat shkojnë një orë para në Festën e Pashkës

Të dielën, më 31 mars 2024, do të kthehet ora verore. Akrepat e orës do të zhvendosen një orë përpara, pra nga ora 03:00...

‘Do të kemi temperatura të larta’, meteorologia zbulon surprizat e motit për fundjavën

Kjo fundjavë pritet të ketë një mot të qëndrueshëm, me temperature të relativisht të larta. Meteorologia Lajda Porja tha se edhe fillimi i muajit të...

Nuanca blu si askund tjetër / Ky plazh në Jug të Shqipërisë renditet i pari

Plazhi i “Pasqyrave” mes Sarandës dhe Ksamilit është renditur i pari në botë për ujin me ngjyrën më blu të theksuar. Duke përdorur imazhe satelitore...

Lajme të tjera

Web TV