Janari nis i ngrohtë/ Ç’pritet të ndodhë me motin në pjesën e dytë të muajit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Meteorologia Lajda Porja në një lidhje për Abc Live me gazetaren Sibora Bitri tha se moti i ngrohtë do të vijojë dhe për disa ditë por në pjesën e dytë të Janarit pritet të ketë ulje temperaturash. Pritet që të ketë prezencë të reshjeve të shiut dhe dëborës pas 13 Janarit.

“Nuk presim të kemi ndonjë të ftohtë ekstrem sikurse jemi mësuar gjatë viteve të fundit. Kryesisht fillimi i Janarit ka qenë i ftohtë kur kemi pasur temperatura të ulëta. Krejt ndryshe ka nisur ky vit. Nuk do të na mungojnë ditët e ftohta të dimrit.”, u shpreh Porja.

“Ne presim që në pjesën e dytë të ketë jo vetëm shira por dhe reshje dëbore, sidomos në zonat malore. Pjesa tjetër ka reshje shiu. Parashikohet që ditët e ftohta të jenë pas datës 13.“, shtoi ajo duke folur më pas dhe për motin e acartë që ka prekur SHBA-në.

E pyetur nga gazetarja nëse do të prekemi nga këta temperatura, ajo tha se do të goditen kryesisht vendet veriore të Evropës. “Do të goditen pjesërisht Mbretëria e Bashkuar dhe zonat veriore por ne jemi më poshtë. Këto vijnë më të degraduara si masa ajrore.

Kemi pasur herë pas here nga Poli i Veriut por me temperatura deri në minus 10. Nuk është se ka sinjale për të ashtuquajturën “bomba polare”. Deri nga mesi i Janarit nuk ka temperatura të ulëta.”, tha ajo.

 

Të fundit

Pse nuk duan të punojnë të rinjtë?/Papunësia afatgjatë më 2023 arriti nivelin më të lartë

Papunësia afatgjatë te të rinjtë shënoi rritje të ndjeshme në vitin 2023, edhe pse tregjet e punës dhe sektorët...

Krisje mes çiftit/Meta dhe Kryemadhi po aktrojnë një “film luftash”nga halli që i ka zënë

Juristi kreshnik Spahiu e ka quajtur “teatër” konfliktin politik mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Sipas tij, ata janë duke aktruar një “film luftash”...

Kryemadhi përplaset me Metën: Meritokracia ka rëndësi, jo servilizmi

Deputetja e Partisë së Lirisë në mbledhjen e Komitetit Drejtues të Partisë së PL-së, Monika Kryemadhi i është përgjigjur Ilir Metës në lidhje me...

E diela dita më e ftohtë e javës, ja sa do të shënojë termometri

Ditën e shtunë pritet përmirësim i përkohshëm i kushteve atmosferike. Moti parashikohet të jetë i kthjellët deri në orët e pasdites më pas shtim...

Nga Meta e Monika, te Besi me Xhensilën dhe Elvana, si SPAK po “ndan” çiftet VIP

Me hetimet e tij, SPAK-u po kthehet në një nga arsyet kryesore të divorceve në radhët e “VIP-ave”, në të gjitha fushat e mundshme,...

Lajme të tjera

Web TV