Kosovë/ Sulmohet makina e qytetarit serb, brenda mjetit kishte fëmijë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një qytetar nga veriu i Mitrovicës ka njoftuar se është sulmuar makina e tij. Ai ka akuzuar Milan Radoiçiçin.

Dilje Radoviç me anë të një shkrimi në Facebook ka thënë se brenda makinës kishte fëmijë.

“Falë mbretit Milan [Radoviç] dhe idiotëve të tjerë, ata qëllojnë edhe kur fëmijët janë brenda në veturë”, shkruan Radoviç.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që sulmohen nga huliganët veturat e qytetarëve serbë që gjenden në këtë pjesë të Kosovës. Brenda një periudhe të shkurtër ishin djegur shumë vetura, pasi i kishin regjistruar në targa RKS të Republikës së Kosovës nga ato ilegale serbe.

Po ashtu, ka pasur kërcënime nga bandat kriminale për të gjithë ata qytetarë serbë që bashkëpunojnë me institucionet qendrore e lokale të Kosovës.

Të fundit

Rryma e oqeanit përshpejtohet me nxehtësinë. Problem për akullin e Antarktidës

Shkenca Rryma Rrethore e Antarktikut intensifikohet me rritjen e temperaturave: është e destinuar të rritet në shpejtësi dhe të...

I lumtur deri në… budallallëk

Nga Leonard Veizi Të lumtur në jetë të jetëve... Epo kjo është sentencë krejt folklorike. Sepse realiteti nuk do shumë mund për t’u kuptuar se është...

Investimet e huaja/ Rama projekton rritje me 4 miliardë dollarë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, e sheh dialogun mes qeverisë dhe sipërmarrjes, si një nga rrugët...

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës nën...

Lajme të tjera

Web TV