Krizë tek Tirana, lojtarët refuzojnë të zbresin në fushë pasi nuk kanë marrë rrogat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

2023 nuk nis mirë për Tiranën, që shtyn me të paktën 24 orë nisjen e përgatitjeve për rillimin e kampionatit.

Bardheblutë duhet të dilnin në stërvitje në Skënder Halili, në datën 3 janar, por lojtarët refuzuan të fillonin përgatitjet. 

Situata financiare e klubit e ruajtur me fanatizëm deri në pauzën e kampionatit, ka shpërthyer tani me grevën e skuadrës. Burime brenda klubit Tirana bëjnë me dije se futbollistët kanë dy rroga të pa marra, ndërsa trajner Orges Shehi edhe më shumë: katër.

Pikërisht ky reagim i lojtarëve ka bërë që presidenti Refik Halili të thërrasë një mbledhje urgjente, në tentativë për të qartësuar situatën.

Bardheblutë janë për momentin në vendin e dytë me 25 pikë, 4 pas të kuqve, por ky ngërç i fillimit të vitit mund të jetë penalizues. Rezultatet e fundit të kryeqytetasve nuk kanë qenë të mira, me humbje ndaj Teutës e më pas në derbin me Partizanin. 

Pikërisht këto e zbritën skuadrën e Shehit në vendin e dytë, katër pas të kuqve. E ndoshta e gjitha lidhet me situatën financiare të krijuar, që mund të shkaktojë jo pak dëme në objektivat e klubit.

Të gjitha të dhënat të cojnë te ngërci financiar lidhur me pagesën që Tirana duhet të bëjë për dy lojtarët Torassa e Kale. Sipas burimeve brenda klubit bëhet fjalë për mbi 100 mijë euro. Problemi megjithatë nuk mbetet vetëm aty, sepse edhe merkato e Tiranës është bllokuar dhe asnjë lojtar nuk mund të përforcojë skuadrën, pa u likuiduar pagesa. 

Në këtë pikë shpresa më e madhe e bardhbluve është të shesë ndonjë nga lojtarët e rëndësishëm, mundësisht jashtë kufijve. 

Vetëm se sipas asaj që mësohet asnjë kërkesë nuk ka mbërritur as për Xhixhën, më i kuotuari për të patur interesim e as për Ismajlgecin, një që sesionet e fundit ka qenë gjithnjë i përfolur për një transferim në klube të huaja.

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV