Observatori i futbollit CIES ka përpiluar renditjen e lojtarëve me vlerën më të lartë në treg dhe ka vendosur në vendin e parë mesfushorin e Borussia Dortmundit, Jude Bellingham me një vlerë tregu prej 208.2 milionë euro.
Lojtari tjetër me vlerë tregu mbi 200 milionë euro është gjithashtu anglez dhe është Phil Foden i Manchester Cityt. Kylian Mbappè në shkallën më të ulët të podiumit, pastaj Vinicius Junior dhe Erling Haaland.
Jude Bellingham, talent 19-vjeçar i Borussia Dortmund dhe kombëtares angleze, ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha mbi të. Siç ka raportuar AS, pritet një takim mes mesfushorit dhe drejtuesve të verdhezinjve në të cilin lojtari do të kërkojë një transferim në fund të sezonit.
Nuk mungojnë admiruesit: nga Real Madridi te Barcelona, Chelsea, Liverpool dhe Manchester City. Spanjollët duket se janë në pole position falë dëshirës së lojtarit për t’u transferuar në Camp Nou.
Pa një klauzolë largimi në kontratë, mendohet se Borussia Dortmund do të kërkojë të paktën 100 milionë euro për shumën bazë, për një total që me bonuset mund të arrijë edhe në 150 milionë.
Megjithatë, ky vlerësim i bërë nga CIES për futbollistët me vlerën më të lartë mund të bëjë që shuma e kartonit të anglezit të rritet akoma më shumë.
Exclusive @CIES_Football ⚽️ bi-annual list of top estimated transfer values for players 🌐 now published with @BellinghamJude at the 🔝 with €2⃣0⃣8⃣m ahead of @PhilFoden @KMbappe @vinijr & @ErlingHaaland 🤩👏🤑 Top 💯 👉 https://t.co/icSxsiiW3m pic.twitter.com/QEKGSVNO1j
— CIES Football Obs (@CIES_Football) January 5, 2023