E moshuara rrihet barbarisht, i grabisin 10 mijë €, Berisha nxjerr denoncimin…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital, i cili thotë se më datë 29 dhjetor në Maliq një e moshuar është rrahur barbarisht dhe i janë grabitur 10.000 euro. Personi në fjalë, akuzon Policinë se nuk ka bërë asnjë reagim.

“Te moshuares I vjedhin 10000 € dhe e bejne per spital. Per policine nuk ka ndodhur gje! Bashkepunim me krimin”, shkruan Berisha, teksa më poshtë ndan dhe mesazhin e qytetarit dixhital.

“Fillimisht me lejoni t’ju uroj Ju dhe familjes Suaj nje vit te ri plot shendet dhe miresi.

Po ju informoj per nje grabitje qe ka ndodhur ne fshatin Pirg pjese e bashkise Maliq ku persona te maskuar i kane hyre ne banese dhe kane dhunuar, rrahur barbarisht dhe e lidhur kur e kane gjetur,  shtetasen Luljeta Hoxha pensioniste e cila jeton e vetme, ne dt 29 dhjetor rreth ores dy pas mesnate ku ajo pretendon se i kish grabitur nje sasi prej 10 000 euro.

Shtetasja ne fjale ndodhet e shtruar ne spitalin e Korces. Nga organet e rendit e kane lene ne heshtje dhe nuk kane bere asnje prononcim deri me sot.”

Të fundit

Para apo pas ngrënies, kur është koha e duhur për të pirë ujë

Trupi i njeriut humbet ujë çdo moment, madje edhe nëpërmjet frymës. Rrjedhimisht, pirja e ujit është e një rëndësie...

Konfirmohet sezoni i dytë i “Ferma VIP”, cilët janë konkurrentët?

“Ferma Vip” do të hapë dyert sërish për një sezon të dytë plot aventura dhe sfida. Vetë faqja zyrtare e reality show-t në Instagram ka...

Erdogan, Imamoglu dhe “demokracia” turke

Arrestimi i Ekrem Imamoglu, një "grusht shteti politik" dhe "sulltanati" i Rexhep Tajip Erdogan në Turqinë moderne. “Po goditet vullneti i popullit”, “jemi përballë një...

Ky është lumi më i ndotur në Europë

Një studim i Universitetit të Yorkut në Mbretërinë e Bashkuar, që ka analizuar 258 lumenj në mbarë botën dhe ka treguar se një në...

Cilët janë sektorët më të targetuar nga sulmet kibernetike?

Kjo është Java Globale e Parasë. Këtë vit, slogani është “Ndiq me mençuri, begati në ardhmëri”. Në fokus është mbrojtja nga keqbërësit dhe vjedhja...

Lajme të tjera

Web TV