test

Lufta për pushtet/ Moisiu: Berisha e Meta po përsërisin Enverin!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-presidenti Alfred Moisiu thotë se 32 vjet nga rënia e komunizmit politika në Shqipëri ka ende frymë totalitare, ku kryetaret e partive që vijnë në pushtet mundohen t’i kenë të gjitha pushtetet.

Në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, Moisiu u shpreh se kjo është tendencë e të dyja partive të  mëdha, më shumë sipas tij e PD. Për ish-kreun e shteit, politikanët e vjetër si Berisha e Meta po përsërisin Enver Hoxhën, duke ndenjur për 32 vjet në politikë.

“Ne vijmë nga një kohë kur Enver Hoxha ndenji 45 vjet. Dhe dashje pa dashje po përsërisim të njëjtën gjë. Qofte Berisha apo Meta kanë 32 vjet. Sigurisht mosha ua lejon disave, megjithatë lufta për pushtet është shumë e rrezikshme. Pushteti është si rakia lehone. Rakia lehone e sapodalë është shumë e ëmbël dhe nuk e ndjen gradacionin. Ajo të zë dhe do tri ditë të dalë pastaj. Për mua politika është mision dhe njeriu hyn në politike jo për t’u pasuruar, as për të bërë emër, por për t’i shërbyer vendit dhe popullit të tij. Bëre detyrën, mbarove mandatin, hap krahun. Flas për funksionet e larta si presidenti”, u shpreh Moisiu.

Të fundit

E përplasin me makinë dhe më pas e rrahin, 5 persona bëjnë për spital 18-vjeçarin

Një 18 vjeçar është dhunuar me mjete të forta nga disa persona në Korçë, raporton për Balkanweb, gazetarja Lorena...

“A e di se kë ke përballë?”/ Plas grushti në Për’puthen (Video)

Ndonëse zyrtarisht ka mbaruar si program për këtë sezon, në studion e emisionit të dashurisë Për’puthen janë rikthyer të gjithë ish-konkurentët ku janë vendosur...

Korçë/ Dhunohet oficeri i krimit ekonomik, u godit me grusht në fytyrë nga një i dehur

Sipas policisë së Korçës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në një lokal në qytetin e Korçës ku një i dehur e ka...

NOTAT/ Hysaj ‘tradhton’ sërish Kombëtaren, Laçi më i miri i ndeshjes! Strakosha hero

Shqipëria barazoi 2-2 kundër Kroacisë në raundin e dytë të Grupit B për Euro 2024. Pas ndeshjes "SofaScore" dhe "FlashScore" kanë dalë me notat...

Protagonisti absolut i Kroaci – Shqipëri/ Gjasula hyn në historinë e futbollit botëror

Klaus Gjasula hyri në fushën e lojës si zëvendësues, shënoi autogolin që i dha avantazhin kroatëve e më pas në shtesën e ndeshjes shënoi...

Lajme të tjera

Web TV