Seuli pranon se një dron verikorean hyri në zonën e ndalim-fluturimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ushtria e Koresë së Jugut konfirmoi se një dron i Koresë së Veriut ka hyrë në zonën e ndalim-fluturimit rreth zyrës presidenciale. Ky është një inkursion i rrallë që ndodhi muajin e kaluar, por që ishte mohuar nga zyrtarët.

Tensionet në Gadishullin Korean u rritën vitin e kaluar, teksa Koreja e Veriut kreu teste të armëve pothuajse çdo muaj, përfshirë edhe testimin e raketës balistike ndërkontinentale më të avancuar deri më tani.

Penjani më 26 dhjetor dërgoi pesë dronë në hapësirën ajrore të Koresë së Jugut. Ky ishte incidenti i parë i këtij lloji në pesë vjet, duke shtyrë Seulin që të kundërpërgjigjej duke ngritur në qiell avionët luftarakë.

Ushtria e Koresë së Jugut veçse ka kërkuar falje, pasi dështoi që të rrëzonte dronët, pavarësisht se zhvilloi një operacion prej pesë orësh. Ushtria jugkoreane u arsyetua se dronët “ishin shumë të vegjël”, prandaj nuk mundi që t’i rrëzonte.

Ushtria jugkoreane vazhdimisht kishte mohuar raportimet se dronët kishin hyrë në zonën kyçe të ndalim-fluturimit, të njohur si P-73, që përfshin qiejt mbi zyrën presidenciale të Koresë së Jugut.

Një zyrtar i ushtrisë tha se hetimi ka gjetur se “një dron i armikut” ka kaluar mbi pjesën veriore të zonës së ndalim-fluturimit.
Megjithatë, javën e kaluar, ushtria jugkoreane tha se Veriu “nuk ka arritur të marrë informacione të rëndësishme” përmes inkursionit me dronë.

Gjatë vitit 2022, Koreja e Veriut raportohet se ka testuar mbi 70 raketa, përfshirë edhe një raketë që kishte flutuar mbi Japoni./rel/

Të fundit

Sofia Vergara dhe kampioni i “Formula 1”, Lewis Hamilton, në një histori dashurie?

Sipas TMZ, aktorja e njohur Sofia Vergara, 52 vjeçe, dyshohet se është në një lidhje me pilotin e Formula...

Los Anxhelos/ Shkon në 25 numri i viktimave, mijëra shtëpi të shkatërruara

Miliona banorë të pjesës jugore të Kalifornisë po përballen me një situatë të re të rrezikshme të mërkurën. Autoritetet bënë një paralajmërim të rrallë për...

Gjykata Evropiane e Audituesve në alarm për ndotjen urbane, kërcënim i madh mjedisor

Qytetet evropiane janë shumë të zhurmshme dhe ndotja e ajrit mbetet një kërcënim i madh mjedisor për shëndetin në BE, paralajmëron Gjykata Evropiane e...

Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje

Vetëm katër muaj para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit të këtij viti, kemi zhvillime të çuditshme në radhët e PD dhe të vetë opozitës...

E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin?

"Kemi një marrëveshje për pengjet në Lindjen e Mesme. Ato do të lirohen së shpejti," ka njoftuar Donald Trump në Truth, duke konfirmuar lajmin...

Lajme të tjera

Web TV