“Cikloni bombë” përmbyt Kaliforninë, 2 të vdekur, mijëra shtëpi pa energji elektrike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Erërat e forta të ciklonit bombë, rrëshqitjet e dheut dhe shirat e dendur goditën Kaliforninë duke ndërprerë energjinë dhe shkaktuar përmbytje të fuqishm

Dy persona humbën jetën duke përfshirë një fëmijë të vogël, shtëpia e të cilit u shemb pasi një pemë ra mbi të ndërsa një 19-vjeçare vdiq kur makina e saj rrëshqiti nga një rrugë.

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dherave mbyllën autostradat. Stuhia “Pineapple Express” filloi pranë Havait dhe u tërhoq drejt Bregut Perëndimor. Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Neësom shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.

Zona e Gjirit të San Franciskos dhe rajoni përreth tij ishin të goditura më rëndë, të cilat ende nuk janë rikuperuar nga dëboara që përfshiu SHBA-në gjatë sezonit të Krishtlindjeve. Rreth 180,000 shtëpi dhe biznese, kryesisht në Kaliforninë Veriore dhe Qendrore, vijojnë të jenë pa energji elektrike.

Pjesa më e madhe e shtetit është goditur nga lumenjtë atmosferikë, një rrymë ajrore që bart lagështi të dendur nga oqeani, duke sjellë shi të dendur në zonat e ulëta, erëra të fuqishme në San Francisko dhe borë në Sierra Nevada. Fshati bregdetar Capitola në kontenë Santa Cruz rreth 100 kilometra në jug të San Franciskos ka pësuar ndoshta dëmin më të madh pasi dallgët me një lartësi 7.6 metra u përplasën me shtëpitë dhe restorantet. Në komunitetin bregdetar të Aptos, dhjetëra njerëz mbetën të bllokuar në shtëpitë e tyre sepse pemët e rrëzuara dhe mbeturinat bllokuan rrugën.

Shërbimi Kombëtar i Motit ka bërë të ditur se Kalifornia do të vazhdojë të ndikohet nga kushtet atmosferike të lumenjve, me reshje të dendura përmbytje me rrjedha mbeturinash dhe rrëshqitje të dheut pranë zonave ku verën e kaluar u dogjën nga zjarret si pasojë e motit të nxehtë.

Lexo edhe :  Deklarojnë se produktet luksoze prodhohen në Kinë, e vërteta pas videove virale!

Urdhrat e evakuimit dhe këshillimet vijojnë të mbeten në fuqi në pjesë të Kalifornisë Veriore dhe autoritetet lokale kanë paralajmëruar se stuhia mund të vrasë njerëz, veçanërisht rreth San Franciskos dhe Sacramentos. Baret dhe restorantet janë  mbyllur në San Francisko, disa prej të cilave pësuan edhe dëme të konsiderueshme. Gjithashtu janë anuluar dhjetëra fluturime jashtë shtetit ndërsa mësimi është pezulluar deri në përmirësimin e situatës.

Edhe disa shtete të tjera në jug të SHBA-së u goditën nga moti i keq. Shira të dendur, përmbytje u regjistruan në disa rajone në Florida si dhe Xhorxhia.

Të fundit

Miku i tij i nxorri sekretin zbuluar? Bes Kallaku me nuse nga Kosova? (Foto)

Reperi i njohur shqiptar, Arian Agushi (Gold AG), ka ndezur rrjetin me një postim në profilin e tij në...

‘Krim që bashkon zyrtarët’/ Braçe denoncon zaptimin e hapësirave publike: Do flas…

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka ngritur zërin për atë që ai e cilëson si një grabitje të hapësirave publike në Njësinë 5...

“Fushatë me muzikë, balerina e show!”/ Dash Shehi si kursen kritikat: Jemi lodhur!

Fushata elektorale ka hyrë në fazën finale të saj, teksa 11 maji po afron. Zgjedhjet parlamentare pritet të nxjerrin një parlament të ri, ku...

Atentati në Lundër/ Ja pse asnjëri nga 4 personat nuk ishin shënjestra

Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar atentatin e ndodhur pak ditë më parë në Lundër ku mbetën të plagosur 4 persona. E ftuar në një emision...

Edi Rama apo Sali Berisha?/ Ja kë preferojnë shqiptarët si kryeministër sipas sondazhit

ABC News dhe Angi Ricerche, një prej firmave me prestigjioze të sondazheve në Europë, publikojnë në një emision televiziv, sondazhin e parë parazgjedhor kombëtar...

Lajme të tjera

Web TV