Duka: Lajm i mirë për futbollin, viti 2023 nis me ndërtimin e 3 stadiumeve të reja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga mbledhja e ditës së djeshme me ministrat, Kryeministri Edi Rama dha lajmin se gjatë vitit 2023 do të nisë ndërtimi i 3 stadiumeve të reja në Durrës, Vlorë dhe në Korçë.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka reaguar në lidhje me këtë lajm përmes një postimi në Facebook.

Kreu i FSHF-së, Duka shkruan se ky është “një lajm i mrekullueshëm”, teksa shton se “këto 3 stadiume do t’i shtohen kolanës së impianteve ekzistuese duke rritur ndjeshëm investimet për lojën e futbollit”.

“Lajm i mrekullueshëm për futbollin, që fillimin e vitit 2023 ta nisim me nismën për ndërtimin e tre stadiumeve të reja në Durrës, Vlorë e Korçë, qytete me traditë në futboll dhe me një popull futbolldashës në tribuna e shkallët e stadiumeve. Këto tre stadiume do t’i shtohen kolanës së impianteve ekzistuese duke rritur ndjeshëm investimet për lojën e bukur të futbollit. Këto investime së bashku me projektin e “100 fushave” me bashkitë, janë një vlerë e shtuar për përmirësimin e infrastrukturës sportive në vendin tonë”, shkruan Kreu i FSHF-së, Armand Duka./tvklan.al

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV