Veliaj shigjeton ballistët: Debat nazi-fashist për emërtimet e rrugëve në kryeqytet, ja..

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mes rrugëve “Kont Urani” dhe “Mihal Duri” në Njësinë 10, apo siç njihet ndryshe zona pas Ministrisë së Arsimit, sapo është ndërtuar një hapësirë e re pedonale, çlodhëse dhe rekreative për komunitetin. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me deputetin e PS, Fatmir Xhafaj, ishin dje për të parë këtë investim të ri, i cili i jep vlerë gjithë zonës.

Veliaj theksoi se kjo hapësirë, e cila lindi fillimisht si ide për t’u kthyer në pedonale gjatë ditëve pa makina që pasuan kufizimet e pandemisë, sot është një histori suksesi, njësoj si Pazari i Ri apo Kalaja e Tiranës. “Kjo ka qenë një rrugë e cila, si të gjitha projektet fillestare, ka pasur shumë rezistencë. Rruga pedonale duket si diçka e huaj, si një ndryshim që e provokon pak komunitetin.

Por sot, në fakt, morëm notën 10, sepse të gjithë anëtarët e komunitetit, duke filluar nga vëllezërit Sukaj te ‘Heminguej’, që propozuan fillimisht bllokimin e rrugës vetëm për këmbësorët, që lagjja të kishte një shëtitore, edhe pse është në zemër të Tiranës, në dy akset më të rënduara të Tiranës si “Rruga e Durrësit” dhe “Rruga e Kavajës”, sot ka dalë një histori suksesi, ashtu si Pazari i Ri, si Kalaja. Propozimi ynë është ta kthejmë në një zonë të veçantë pedonale, ku praktikisht të gjitha komunitetet funksionojnë si një bashkësi”, deklaroi ai. Ndërkohë Veliaj i është përgjigjur edhe debatit në lidhje me emërtimet e rrugëve në kryeqytet, duke e cilësuar si debat ‘proto-fashist’ që bëhet për sigurimin e votave në fushatë.“Për mendimin tim është një debat proto-fashist, ku thonë t’i heqin emrin e Mihal Durit, Asim Vokshit dhe Avni Rustemit – është vërtet proto-fashist.

Lexo edhe :  Veliaj pret ambasadorin e Egjiptit: Bashkëpunim mes Aleksandrisë dhe Tiranës

E di që bëhet në prag të fushatës për 5 vota këtu e 5 vota atje – nëse kanë mbetur ende admirues të fashizmit në Shqipëri – por nuk i shkon gjeneratës sot. Identiteti i qytetit përkon me ata që kanë lënë gjurmë në vendin tonë. Kur flet për Mihal Durin dhe Qemal Stafën dhe shumë prej atyre të rinjve, të cilët në një moshë, ndoshta shumë më të re se shumica prej nesh këtu, dhanë jetën për Shqipërinë e lirë dhe të pavarur, luftonin kundër asaj që ndoshta ishte ‘modë’ në Evropë, fashizmi dhe nazizmi, sot jemi në vitin 2023 dhe në vend që të merremi me këto punë fizike, që i sjellin dinjitet çunave e gocave dhe bebeve të sapolindura, e kthejmë kokën pas dhe në një ‘fashistofili’ fillojmë e flasim për të ndryshuar emërtimet në Tiranë. Ky është një debat që nuk shkon”, nënvizoi Veliaj.

Të fundit

Meloni zbulon bisedën me Makron për propozimin e dërgimit të trupave në Ukrainë

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka zbuluar se i shprehur presidentit francez Emmanuel Macron mospajtimin e saj me komentet e...

Itali/ Ngarkesa 1 ton shkëputet nga vinçi dhe zë poshtë shqiptarin , humb jetën në vend

Një shqiptar 52-vjeçar ka humbur jetën në Itali ditën e sotme pasi një ngarkesë me materiale elektrike, me peshë rreth një ton, u shkëput...

‘Me floririn e Kërrabës ka minierë në Kongo’/ Avokati për Ilir Metën: I sëmurë psiqik…

Avokati Idajet Beqiri tha në Studio Live se Ilir Meta mori floririn e Kërrabës dhe tashmë ka blerë një minierë zinku në Kongo, me...

Gruaja përballet me burg pasi tha se ‘salca e domateve është tepër e ëmbël’ (FOTOT)

Një vajzë përballet me deri në shtatë vite burg pasi dha një vlerësim kritik online ndaj një produkti ushqimor në Nigeri. 39 vjeçarja Chioma Okoli,...

Çfarë po ndodh? Dy bashkëpunëtorët më të ngushtë të Mitsotakis japin dorëheqjen

Ky zhvillim vjen në një moment kur në parlament debatohet rreth mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë që kanë dorëzuar 4 parti opozitare me nismën...

Lajme të tjera

Web TV