Kejvina bën rrëfimin tronditës, tregon dhunën nga ish-i dashuri: Donte të më vriste për..

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kejvina Kthella ka bërë një rrëfim tronditës në BBV se si bashkëjetuesi i saj e dhunoi pasi ajo publikoi një foto në Facebook. Bukuroshja bionde rrëfeu se ai e goditi me grushte duke e gjakosur dhe ndalej vetëm kur ajo mbetej pa frymë.

“Nuk pyeste fare, nuk pyeste moj donte të më vriste. Ai ndalonte kur filloja dhe qaja dhe mu merrte fryma”, u shpreh ajo gjatë një bisede me Efin.

Kejvina Kthella tregoi se pasi erdhi policia kishte frikë ta denonconte pasi i dashuri e kërcënoi me vëllain në sy të efektivëve.

“Kisha hedhur një foto në Facebook publike, po foto normale por nuk i dija ato gjërat ku ndryshohej. ‘Pse hodhe foton publike’, zemra jo të rrahur, ishte dy metra, unë dhe ai sipër meje me muskuj dhe më godiste me grusht. Nuk pyeste fare, nuk pyeste moj donte të më vriste. Ai ndalonte kur filloja dhe qaja dhe më merrej fryma.

 

Na ndanë në dhoma të ndryshme sepse ne jetonim bashkë. Policet femra më ndanë mua në dhomën tjetër, meshkujt në anën tjetër. Më thoshin mua denoncoje tani këtu, po vinte ambulance se isha e gjakosur, por unë për turp jo. Ky me të madhe ma bënte mua shqip “mos harro se unë do të dal, ke vëllain, e kupton çfarë më bënte mua”, tregoi ajo.

Të fundit

Kriza në RTSH/ Dy anëtarë të Këshillit Drejtues japin dorëheqjen

Pas paligjshmërisë së evidentuar pak ditë më parë kur me një vendim të paligjshëm u përjashtuan nga gara tetë...

Shtyu bashkëshorten drejt vetëvrasjes, jepet vendimi për Xhemal Lokën

Gjykata e Durrësit ka vendosur të dënojë me 10 vite burg Xhemal Lokën, i akuzuar se shtyu drejt vetëvrasjes bashkëshortes së tij, Bedrie Loka. Gjatë...

Akuzat për diplomën e Belind Këlliçit/Thërritet në SPAK nëndrejtoresha e “Harry Fultz”-it

SPAK ka thirrur nëndrejtoreshën e shkollës Harry Fullz Brikena Baxhaku, për çështje që është duke u hetuar Belind Kelliçi. Ajo do të japë shpjegime...

Kryeministri Rama: Shqipëria, mikpritëse e Kongresit Botëror të Ligjit në vitin 2027

Kryeministri Edi Rama, gjatë tryezës së diskutimit me përfaqësues të Bankës së Shqipërisë, tha se Shqipëria në vitin 2027, do të jetë mikpritëse e...

Arsyet mbeten të panjohura, OpenAI konfirmon ndërprerjen globale të shërbimit

ChatGPT gjatë ditës së djeshme ka përjetuar një ndërprerje në mbarë botën, siç konfirmohet nga OpenAI, zotëruesi i chatbot-it të inteligjencës artificiale, transmeton Anadolu. Sipas...

Lajme të tjera

Web TV