Pas deklaratave kontroverse, presidenti i Federatës Franceze i kërkon falje Zizous

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ditë pas deklaratave të tij të diskutueshme në RMC Sport, Noël Le Graët, president i Federatës Franceze të Futbollit, i kërkoi falje Zinedine Zidane, i vetëdijshëm për gabimin që ka bërë këtë të diel duke mos e respektuar legjendën e Francës.

Le Graët mori një valë kritikash për fjalët e tij, përfshirë edhe nga Mbappé, i cili shpërtheu në Twitter, duke siguruar se “një legjendë e Francës nuk mund të mos respektohet kështu”. Një ditë pasi njoftoi rinovimin e Deschamps deri në vitin 2026, presidenti i organit më të lartë të futbollit francez u shpreh se “nuk i intereson” nëse Zidane stërvit skuadrën braziliane. Ai tha gjithashtu se “nuk do ta kishte hapur telefonin” nëse Zizou do ta kishte telefonuar për ta pyetur për postin e trajnerit të Francës.

“Këto komente të sikletshme kanë krijuar një keqkuptim. Do të doja të kërkoja falje personalisht për këto komente që nuk pasqyrojnë aspak mendimet e mia, as konsideratën time për lojtarin që ishte dhe trajnerin që është bërë”, tha presidenti i federatës në një shënim dërguar AFP-së.

Media të ndryshme franceze, përfshirë “L’Equipe”, i cilësuan “Të papranueshme” këto deklarata, duke e e kritikuar ashpër presidentin e Federatës. Edhe Oudéa-Castéra, ministre e Sporteve, reagoi ashpër ndaj Noël Le Graët, vetëm një ditë para auditimit që do të kryejë Ekzekutivi për të përcaktuar nëse ka pasur abuzime seksuale gjatë mandatit të tij. Le Graet i kërkoi falje Zidane-s në një nga momentet më kritike të mandatit të tij, i cili mbyllet në vitin 2024.

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV