Presidenca suedeze ka nisur konsultimet për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenca Suedeze e Bashkimit Evropian ka nisur konsultimet me vendet anëtare lidhur me kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, dhe në këtë moment nuk dëshiron të paragjykoj se cilat do të jenë rezultatet e këtyre konsultimeve.

Këtë e ka thënë në Bruksel Ambasadori i Suedisë në BE, Lars Danielson, i cili personalisht ka nisur këto konsultime në cilësinë e kryesuesit të radhës së BE-së.

Danielson e ka thënë këtë në një takim me gazetarët e akredituar në Bruksel të cilëve u ka shpalosur prioritetet që Suedia do t’i ketë gjatë kryesimit të saj me Këshillin e BE-së.

“Ne po konsultohemi me shumë shtete për të parë se si do të vendosim rreth kësaj kërkese. Kemi pesë vende që nuk e njohin Kosovën dhe është e natyrshme që me to konsultohem së pari. Me disa tashmë jam takuar dhe po vazhdojmë takimet”, ka thënë ai.

Përfaqësuesi i përhershëm i Suedisë në BE ka thënë se vendimi se si të veprohet me aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE është procedural por edhe politik.

“Është një vendim procedural por ka një rëndësi të madhe politike. Nuk dua t’i paragjykoj rezultatet e konsultimeve por sapo të shoh se po ndërtohet konsensusi mes vendeve anëtare se si të veprohet do të njoftoj vendet anëtare. Kemi dy alternativa: T’ia bartim Komisionit apo të mos ia bartim Komisionit. Por po punojmë me shumë vullnet në këtë dosje” ka thënë ambasadori, Lars Danielson.

Sipas procedurave në BE pasi një shtet aplikon për anëtarësim, Këshilli kërkon nga komisioni Evropian që të përpiloj mendimin se ai përmbush apo jo aplikuesi kushtet për status kandidati dhe për nisjen e negociatave të anëtarësimit.

Lexo edhe :  "Dronët iranianë mund të bëjnë kërdinë"/ Analiza mbi goditjen e Izraelit

Kosova kishte dorëzuar kërkesën formale për anëtarësim në BE me 15 dhjetorë.

Presidenca e atëhershme Çeke nuk ka pasur kohë të shqyrtoj atë kërkesë por vetëm i ka njoftuar vendet anëtare për dorëzimin e saj. Tash atë dosje në duar e ka presidenca Suedeze e cila po konsultohet se si të vendosë.

Pas Suedisë Presidencën e radhës së BE-së e ka Spanja, një vend anëtarë i cili nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Të fundit

Sulmi i Iranit “trondit” tregjet financiare, çmimi i naftës mund të rritet frikshëm

Bota aktualisht po përballet me tre kriza të mëdha gjeopolitike me karakteristika të fuqishme gjeoekonomike dhe ato duhen parë...

Autizmi tek të rriturit, simptomat dhe përse është i vështirë diagnostikimi

Vitet e fundit kemi parë të famshëm që thonë se kanë zbuluar se vuajnë nga çrregullimet e spektrit autik në moshë madhore. Së fundmi...

VIDEO/ Përfshihet nga flakët një nga ndërtesat më të vjetra të Kopenhagës

Një zjarr ka shpërthyer në një nga ndërtesat më të vjetra të Kopenhagës. Sipas mediave të huaja, ekuipazhet e urgjencës shkuan menjëherë në vendngjarje. Zjarri...

Rrëfimi i rrallë i Spartak Ngjelës: Kur u arrestova, u ndava dhunshëm nga e dashura…

Mbrëmjen e djeshme, avokati i njohur Spartak Ngjela, teksa ishte i ftuar në në Top Story , ka rrëfyer një ngjarje nga jeta e...

PS u largua nga mbledhja e ‘TIMS’, Toni Gogu: U shkel ligji

Nënkryetari i komisionit Hetimor për rrjedhjen e të dhënave të sistemit TIMS ka reaguar pasi u larguan nga mbledhja që po mbahej një ditë...

Lajme të tjera

Web TV