Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Zgjedhjet lokale/ E drejta për komisionerë në zgjedhje rikthen përplasjen në PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy fraksionet e PD-së, të udhëhequra respektivisht nga Enkelejd Alibeaj dhe Sali Berisha, pretendojnë të drejtën për regjistrimin e anëtareve në KZAZ-të për zgjedhjet vendore.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të hënën që 29 janari do të jetë afati ligjor, kur partitë kryesore politike të dorëzojnë propozimet për anëtarët e Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ). E drejta për të propozuar komisionerë sipas Kodit Zgjedhor u takon dy partive kryesore nga mazhoranca dhe dy partive kryesore nga opozita, ndërsa kryesimi i KZAZ-ve ndahet mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Sipas vendimit të KQZ-së “në zgjedhjet e datës 14 maj 2023 dy anëtarë në çdo KZAZ propozohen nga Partia Socialiste e Shqipërisë; një anëtar nga Partia Social Demokrate; dy anëtarë nga Partia Demokratike e Shqipërisë dhe një anëtar në çdo KZAZ do të propozohet nga Partia e Lirisë”. Anëtari i shtatë i KZAZ-ve do të propozohet në përputhje me rezultatet e shortit të hedhur në KQZ, ndërmjet PS dhe PD. Por kjo formulë e thjeshtë e përcaktuar në ligjin zgjedhor pritet të rikthejë përplasjen mes grupimeve rivale në Partinë Demokratike, pasi statusi juridik i kësaj partie është i paqartë pas luftës së brendshme për të marrë kontrollin e saj. Përfaqësuesi i PD-së në KQZ, Indrit Sefa, i pranishëm në mbledhjen e së hënës, i tha BIRN-it se propozimet për komisionerë do t’i dërgojë partia e cila figuron e regjistruar në librin e partive politike në Gjykatën e Shkallës së parë të Tiranës. “Si praktikë pune KQZ i dërgon një letër gjykatës së Tiranës për të marrë listën e partive politike të regjistruara në regjistrin e gjykatës”, thotë Sefa. Sipas tij, në këtë regjistër PD figuron me kryetar Lulzim Bashën, edhe pse ai ka dhënë dorëheqjen publikisht gati 1 vit më parë. “Basha ka autorizuar të drejtën për të kryer veprime në KQZ nënkryetarët e partisë, por edhe mua si përfaqësues ligjor”- thotë Sefa, për të cilin është e qartë nga ana juridike që e drejta për të propozuar komisionerë i takon grupimit që njihet si “Basha-Alibeaj”. Por, për palën tjetër me në krye ish-kryeministrin Sali Berisha e drejta për të vendosur komisionerët zgjedhorë u takon atyre, pasi ata përfaqësojnë partinë me strukturat dhe anëtarët e saj. “Ka një vendim gjykate në fuqi që njeh kuvendin e 11 dhjetorit të PD-së, vendimet dhe simbolet e vendosura në atë Kuvend”- i tha BIRN-it Oerd Bylykbashi, duke iu referuar vendimit të shkallës së parë të marr më 25 mars 2022. Por, çështja nuk ka marrë një vendim të formës së prerë pasi u apelua nga grupi tjetër i kryesuar nga Enkelejd Alibeaj. Bylykbashi e pranon ngërçin juridik para të cilit ndodhet KQZ-ja, por shton se është me rëndësi që balanca politike e komisioneve zgjedhore të ruhet sipas frymës së ligjit. “Kjo formulë e KZAZ-ve u vendos në reformën zgjedhore të 2003-it dhe ka krijuar një balancë politike që nuk është kontestuar në administrimin e zgjedhjeve”- thotë ai, duke shtuar se “potenciali për detonim të situatës politike është i lartë”. “Prekja e balancave dëmton procesin zgjedhor dhe atë politik”- përfundon Bylykbashi. Partia Demokratike u nda në dy kampe që nga muaji shtator 2021, kur kryetari i saj Lulzim Basha vendosi të përjashtojë nga grupi parlamentar ish-kryeministrin Sali Berisha për shkak të shpalljes së këtij të fundit nga Shtetet e Bashkuara si person i përfshirë në korrupsion madhor. Berisha nisi një fushatë për të rimarrë drejtimin e partisë dhe krijoi organe të reja, miratoi statut e sigël të re. Ai mori dhe selinë fizike të partisë pas vendimit të gjykatës, ndërsa Basha dha dorëheqjen për shkak të rezultateve të dobëta në zgjedhjet e pjesshme të marsit 2022. Gjithsesi Basha arrin akoma të kontrollojë një pjesën më të madhe të grupit parlamentar, kryetari i të cilit Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se do të futet në zgjedhje me kandidatë të ndryshëm nga PD-ja e Berishës. Reporter.al

Të fundit

“Më telefonon çdo ditë”, Tedi Blushi tregon si e drejton Meta partinë nga burgu

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka zbuluar në Debat me Alba Alishanin se ai bisedon...

Euro në rënie të lirë, mësoni me sa blihen dhe shiten monedhat e tjera sot

Sot, më 5 dhjetor 2024, dollari amerikan blihet me 93 lekë dhe shitet me 94 lekë. Euro blihet me 98 lekë dhe shitet 98.6 lekë. Franga...

Listat e mbyllura, “qokë” që Berisha të fitojë opozitën

Nga Mero Baze Gjykata Kushtetuese rrëzoi sot kërkesën e disa subjekteve politike kundër ndryshimeve të muajit korrik në Kodin Zgjedhor, të miratuara me votat e...

‘Kanë hyrë rreth 1000 karta të huaja në Shqipëri’/ Karamuço: Do të ketë surpriza të mëdha

Çështjet e fundit kriminale në Shqipëri si dhe zhvillimet e fundit lidhur me aplikacionet shton punën e Prokurorisë së Posaçme në vend, por njëkohësisht...

Mos harroni çadrat me vete! Moti sjell ‘surpriza’ me rebeshe shiu e dëborë

Ditën e sotme në vendin tonë do të rikthehen reshjet e shiut, por edhe të dëborës në lartësitë mbi 900 metra mbi nivelin e...

Lajme të tjera

Web TV