Kaos në SHBA, avionët “parkohen” pas një defekti në sistemin e kontrollit të fluturimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë bllokuar në pistë të gjithë avionët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një keqfunksionim i një sistemi lajmërues për pilotët, i përdorur nga Administrata Federale e Aviacionit – FAA  shkaktoi bllokimin e të gjitha fluturimeve, me pasoja të shumta për transportit ajror në botë.

Lajmi është konfirmuar nga mediat amerikane që e cilësuan situatën të paprecedentë.

Në një deklaratë për media, FAA pranoi se kishte një problem në sistemin e lajmërimit për iteneraret ajrore, e njohur ndryshe si Notam. Ky sistem përmban informacione shumë të rëndësishme për ata që merren me operacionet e fluturimeve. Sipas deklaratës teknikët vepruan menjëherë për të rivendosur sa më shpejt në funksion sistemin dhe për momentin nuk u dha një kohë që rifillimin e shërbimit.

Rreth orës 6.30 të bregut lindor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës , 12.30 me orën tonë,  faqja në internet e monitorimit të fluturimeve “FlightAware” sinjalizonte 760 avionë me vonesë brenda vendit, në dalje apo në ardhje, si dhe 91 anulime.

Në orën 13.30 u regjistruan 7.076 fluturime me vonesë, nga të cilat 1.230 në hyrje apo në dalje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Fluturimet e anuluara në total janë 1.354, nga të cilat 99 hyrëse ose dalëse në SHBA.

Rreth orës 13.00, me orën tonë, FAA përditësoi në platformën sociale Twitter situatën duke sqaruar se po punohej ende për të riaktivizuar plotësisht sistemin e lajmërimit të fluturimeve ajrore. Por gjithashtu në mesazh shkruhej se ndërkohë që disa funksione po riktheheshin në linjë, operacionet e Sistemit Ajror Kombëtar mbeteshin ende të kufizuara.

Të fundit

Humbi të dy prindërit njëkohësisht/ Gazetarja mes lotësh: Të paktën ikën të lumtur

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar gazetarja e njohur e Top Channel, Alma Demiraj. Ajo...

Shkrirja e ASA/ Fuga:Buxhetet t’i fitojë me punë, dhe jo t’i marrë si llokume nga qeveria

Akademiku i njohur Artan Fuga ka reaguar ditën e sotme rreth ‘vulosjes’ së vendimit për shkrirjen e  Akademisë së Albanologjisë. Nëpërmjet një postimi në Facebook,...

10 kryeqytetet europiane me ushqimin më të mirë, Tirana në vend të 4

Kur mendojmë për pushimet të gjithëve na vijnë në mendje perceptime të ndryshme. Disa duan të pushojnë në plazh me një pije në dorë, disa...

Zyrtare/ Lionel Messi largohet nga Paris Saint-Germain pas dy sezonesh

Lionel Messi e mbyll me Paris Saint Germain. Lajmin e ka dhënë trajneri i klubit francez, Christophe Galtier, i cili në konferencën për shtyp...

Sot feston ditëlindjen, e gjeni dot sa vjeç bën Maestro

Sot është një ditë speciale për Armaldo Kllogjerin. I njohur gjerësisht si Maestro, Armaldo feston sot ditëlindjen e 48. I lindur në 1 qeshor 1975,...

Lajme të tjera

Web TV